Nga Klodian Tomorri
Kryeministri, i cili tani i shfaqet popullit si kukudh vetëm në pikë të mëngjesit, doli sërish sot.
Këtë herë njoftoi se qeveria do të kompensojë çdo dëm që, sipas tij, kanë shkaktuar “vandalët e flakës”, dhe u bëri thirrje qytetarëve dhe bizneseve të aplikojnë në e-Albania.
Mirë shumë! Por nuk i sqaroi mirë procedurat dhe la disa detaje të vogla jashtë.
1. Po për 130 milionë eurot e Becchettit, të aplikojnë qytetarët në e-Albania?
2. Po për 100 e ca milionë eurot e inceneratorëve, si bëhet aplikimi në e-Albania?
3. Po për qindra milionë eurot e AKSHI-t, aplikimi bëhet manualisht apo e kryen vetë Diella, automatikisht?
4. Po për 50 milionë eurot e Llogarasë, në cilën rubrikë të e-Albania-s duhet aplikuar?
5. Po për Check-Up-in, sterilizimin, laboratorët… si bëhet aplikimi?
6. Po aplikimet për Ronin dhe Ard Veliun, kur hapen?
7. Po ata që u janë grabitur tokat në bregdet, do të aplikojnë edhe ata apo do t’ua zgjidhë çështjen vetë Kadastra?
Jo për gjë, por për të përballuar gjithë këto aplikime, do të duhet një sistem më i fuqishëm se gjithçka që ka shpikur Microsoft-i deri më sot!
Halli është se, me gjithë punën e mirë të Shqipërisë Digjitale, e cila, sipas propagandës qeveritare, kryeson botën, algoritmi rrezikon të mos i përballojë dot të gjitha këto aplikime.
Apliko, o popull, apliko!
© SYRI.net