Me dhjetëra qytetarë kanë dalë në protestë në Vlorë, kundër Muzeut Hebraik që është planifikuar të ndërtohet në lagjen ‘Muradije’ të qytetit.
Gjatë protestës janë shënuar edhe përplasje mes protestuesve e forcave të Policisë, të cilët kanë ndërhyrë për të shpërndarë të pranishmit.
Protesta vjen pasi ditën e djeshme Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Lushnjë ka pranuar kërkesën për sigurimin e padisë, duke vendosur pezullimin e punimeve për ndërtimin e Muzeut Hebraik, në monumentin pranë ish-Klubit Patriotik “Labëria” në Vlorë.
Sot protestuesit shkuan në shenjë simbolike për të treguar se beteja u fitua prej tyre. Njëri prej protestuesve tenton të çajë rrethimin dhe të kalojë gardhin metalik që është vendosur rreth vendit ku planifikohej ndërtimi i Muzeut Hebraik.
Policia ka shkuar ta kapë e ta shoqërojë dhe aty u krijua një moment tensioni. Në momentin që protestuesi u neutrazilua dhe u fut në furgon, situata u normalizua.
Padia në Gjykatë ishte bërë nga përfaqësuesit e nismës për mbrojtjen e monumentit dhe nga persona që kanë kundërshtuar ndërhyrjet pranë monumentit. Po ashtu, 1034 qytetarë kanë firmosur një peticion kundër këtyre punimeve për ndërtimin e Muzeut Hebraik.
Në Vlorë janë zhvilluar edhe disa protesta të tjera kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik, ku edhe më parë janë shënuar përplasje mes protestuesve e Policisë.
-
POPULL SHKERDHAT E PABUKS. PSE I LENI SHOKET ME JA U MARR POLICIA. KAPINI DHE JU RE BYTHQIRA E MBAJINI POLICET NE TOKE. PO FORCEN E POPULLIT AS PERENDIA NUK E NDAL. PO MUZEU CFARE JU PRISH MOR IDIOTE MEQE RA FJALA, PO DILNI RREoni ate qeveri buqe qe ju ka rrjep e vjedh per 80 vjet gati
Përgjigju







Komente
Komento