E shtunë, 17 Tetor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Protestë në Vlorë kundër Muzeut Hebreik, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Me dhjetëra qytetarë kanë dalë këtë të shtunë në protestë në Vlorë, kundër Muzeut Hebraik që është planifikuar të ndërtohet në lagjen ‘Muradie’ të qytetit.

Gjatë protestës janë shënuar edhe përplasje mes protestuesve e forcave të Policisë, të cilët kanë ndërhyrë për të shpërndarë të pranishmit.

Reklamë

Protesta vjen pasi ditën e djeshme Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Lushnjë ka pranuar kërkesën për sigurimin e padisë, duke vendosur pezullimin e punimeve për ndërtimin e Muzeut Hebraik, në monumentin pranë ish-Klubit Patriotik “Labëria” në Vlorë.

Padia ishte bërë nga përfaqësuesit e nismës për mbrojtjen e monumentit dhe nga persona që kanë kundërshtuar ndërhyrjet pranë monumentit. Po ashtu, 1034 qytetarë kanë firmosur një peticion kundër këtyre punimeve për ndërtimin e Muzeut Hebraik.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.