AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Psikoterapistët kërkojnë hetim të dhunës policore ndaj të miturve në protesta

Shoqata Shqiptare për Psikoterapinë paralajmëron për pasojat psikologjike të dhunës ndaj të rinjve dhe kërkon hetim të pavarur të abuzimeve të dyshuara nga policia, si dhe masa të posaçme për mbrojtjen e të miturve.

BIRNngaBIRN
17 seconds më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
whatsapp image 2026 10 15 at 12.56.49 pm
Policia duke shoqëruar një protestues | Foto: LSA

Shoqata Shqiptare për Psikoterapinë shprehu shqetësimin për denoncimet dhe pamjet e dhunës policore ndaj të rinjve dhe të miturve gjatë protestave antiqeveritare të ditëve të fundit, duke paralajmëruar se përvoja të tilla mund të shkaktojnë pasoja afatgjata psikologjike dhe të cenojnë besimin tek institucionet.

Në një deklaratë publike, shoqata theksoi se ekspozimi ndaj dhunës, poshtërimit dhe trajtimit degradues është veçanërisht shqetësues për fëmijët dhe adoleshentët, të cilët ndodhen në një fazë të ndjeshme të zhvillimit të identitetit dhe marrëdhënies me autoritetin.

“Frika, poshtërimi dhe përvoja e pafuqisë mund të cenojnë besimin te të tjerët dhe tek institucionet, veçanërisht kur dhuna ushtrohet nga persona të ngarkuar me mbrojtjen e qytetarit”, thuhet në deklaratë.

Reagimi vjen pas disa ditësh protestash studentore dhe qytetare në Tiranë dhe qytete të tjera të Shqipërisë, të shoqëruara me përplasje mes protestuesve dhe policisë, arrestime dhe denoncime për përdorim joproporcional të forcës nga efektivët e rendit.

Shoqata dënoi dhunën ndaj çdo personi, përfshirë punonjësit e policisë, por nënvizoi se autoritetet shtetërore kanë përgjegjësi të veçantë për mbrojtjen e qytetarëve, sidomos kur ata ndodhen nën kontrollin e tyre.

“As tensioni i situatës, as shkeljet e dyshuara nga një qytetar nuk justifikojnë ndëshkimin fizik apo poshtërimin e tij”, theksoi shoqata.

Organizata kërkoi hetim të shpejtë, të pavarur dhe transparent të pretendimeve për dhunë policore, duke përfshirë përgjegjësinë individuale të efektivëve dhe atë të drejtuesve të tyre. Ajo kërkoi gjithashtu ndihmë juridike, kujdes mjekësor dhe mbështetje psikologjike për personat e prekur, si dhe mbrojtje të posaçme për të miturit.

Shoqata kritikoi edhe gjuhën stigmatizuese ndaj protestuesve të rinj, duke paralajmëruar se etiketimi kolektiv dhe retorika kërcënuese mund të thellojnë mosbesimin ndaj institucioneve.

“Institucionet duhet të tregojnë, me veprime të verifikueshme, se qytetari është i mbrojtur edhe kur kundërshton, edhe kur dyshohet se ka shkelur ligjin, edhe kur ndodhet plotësisht në duart e shtetit”, përfundon deklarata.

whatsapp image 2026 10 15 at 12.56.49 pm

Psikoterapistët kërkojnë hetim të dhunës policore ndaj të miturve në protesta

11:07 | 17/10/2026
dsc 3403

“Duart e huaja” si alibi për shmangien e përgjegjësisë politike

07:36 | 17/10/2026
dsc 4023

Qytetarët e Tiranës i bashkohen protestës së studentëve kundër qeverisë

21:32 | 16/10/2026
Kryetarja e Kuvendit refuzon opinionin e Venecias për mandatin e Olta Xhaçkës

Elisa Spiropali i kërkon Ramës zgjidhje politike për krizën

18:31 | 16/10/2026
dsc 3306

Policia heton thirrje online për akte terroriste, por nuk jep prova për ndërhyrje nga jashtë

17:13 | 16/10/2026
whatsapp image 2026 10 15 at 9.39.07 pm

Policia arrestoi 56 persona gjatë protestave në Tiranë

15:07 | 16/10/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.