Po mbahet në Gjykatën e Tiranës seanca për masat e sigurisë ndaj 63 protestuesve të rinj të arrestuar gjatë protestave të ditëve të fundit.
Gjatë seancës, prokuroret Elsa Karreci dhe Mediana Meta kanë kërkuar masa sigurie për të arrestuarit, ku për shumicën raportohet se është kërkuar arrest në burg për 21 ditë, ndërsa për raste të tjera janë kërkuar detyrim paraqitje apo arrest shtëpie.
Sipas të dhënave nga seanca, deri më tani, për Shpëtim Mejdanin është kërkuar masa e detyrimit për paraqitje, ndërsa për Ermal Bakon dhe Jetmir Prekën është kërkuar arrest në burg për 21 ditë.
Bëhet me dije se gjatë diskutimit të provave është ngritur çështja e mungesës së qartësisë për rrethanat e incidenteve, ndërsa për identifikimin e disa prej protestuesve raportohet se janë përdorur veshjet e tyre, pasi fytyrat nuk dalloheshin qartë në pamjet e administruara.
Vendimi përfundimtar për të gjithë të arrestuarit do të merret nga gjykata pas shqyrtimit të kërkesave të prokurorisë dhe pretendimeve të palëve.
Protestuesit që dalin sot në Gjykatë për masë sigurie:
-Altin Arifi
-Niqifor Llupo
-Ledjan Pashkaj
-Erald Leka
-Elio Shqefni
-Dejvi Levenaj
-Agjelo Mucaj
-Gersi Skapi
-Alban Çobaj
-Elvis Cura
-Arlind Kazazi
-Alteo Ndoj
-Klaus Beqiri
-Altino Alibeaj
-Geri Qira
-Donald Dega
-Elio Karaboja
-Vjolti Llorja
-Edion Skopeçi
Ismail Methasani
Edmir Shatro
Enio Cani
Erselio Tarazhi
Xhuljano Murataj
Arges Bendo
Ardit Çelanji
Arbër Tema
Kejdi Osmanaj
Xhuljano Mbjesholla
Abaz Buci
Horge Koçi
Ermil Gunga
Dejton Deliu
Edison Manaj
Esat Dakoli
Mira Luppino
Dean Dragutinovikj
Astrit Idrizi
Erjon Cenolli
Donald Rrakulli
Silvi Hajdari
Ermando Zykollari
Arsildjon Jenuzi
Riland Cani
Renato Sejdini
Klodjan Bajrami
Rigest Demiri
Veron Arifaj
Noel Sheqeri
Enes Leka
Nikoll Tuci
Hamza Agolli
Bejto Mehmetaj
Brixhet Bali
Shpëtim Mejdani
Zef Mëhilli
Ermal Bako
Sonjela Arapi
Klejdis Baxhija
Jetmir Preka
Florenc Bardhi
-Armando Hoxha
-Skender Fishti













