Kujtimet kuqezi të Sergio Conceiçao: Te Milani nuk kisha as numrin e Cardinales
Mbyllet çështja Conceiçao-Spalletti. Një problem më pak për Juventusin në prag të ndeshjes me Lazion në Allianz Stadium, një sfidë e rëndësishme ku kërkohet fitorja edhe në Serie A pas suksesit në Europa League.
Pikërisht në fund të sfidës me Celta Vigon u regjistruan disa ‘shkëndija’ mes trajnerit dhe futbollistit portugez me këtë të fundit që nuk e pëlqeu aspak faktin që u zëvendësua në minutën e 64. Goditi pankinën me grusht, pati debate me asistentin e Spallettit dhe në fund shkoi në dhomat e zhveshjes, përpara se të rikthehej në pankinë.
Në intervistat pas përfundimit të ndeshjes, Conceiçao minimizoi gjithçka duke thënë se nuk ishte grindur me askënd. Ndërsa Spalletti e diskutoi më drejtpërdrejt atë çfarë ndodhi. ‘Është më mirë që të jetë i zemëruar me veten e tij, përndryshe do të na duhet të flasim’-ishin fjalët e trajnerit toskan që dha kështu një mesazh të qartë fantazistit duke e paralajmëruar edhe njëhereë.
‘Duhet të shfaqë karakter në 70 minutat që luan në fushë, jo në 20 minutat pasuese-tha Spalletti-ka edhe shokë skuadre të tjerë të fortë jashtë dhe në fakt kur u aktivizuan përmbysën ndeshjen’
Conceicao, chiamato a rispondere ai microfoni nelle interviste del post partita, aveva subito minimizzato:
Por pak më shumë se 24 orë më vonë, tensionet u qetësuan pas ndërhyrjes së vetë trajnerit dhe drejtuesve juventinë. Përpara kthimit në Torino, vetë Conceiçao sqaroi veprimet e tij dhe dha shpjegime te Spalletti dhe Shefi Ekzekutiv, Giovanni Carnevali. Kështu në horizont nuk ka asnjë masë disiplinore dhe është gati të rikthehet në fushë për të ndihmuar Juventusin.
Për çështjen Conceiçao-Spalletti foli edhe babai i futbollistit Sergio Conceiçao në një intervistë për të përditshmen ‘La Gazzetta Dello Sport’.
‘Të nisemi nga një parim i qartë; trajneri ka gjithmonë të drejtë-tha Sergio Conceiçao-nëse Spalletti ka menduar se ishte më mirë që të bëhej ai zëvendësim, ka pasur motivet e tij. Por duhet kuptuar edhe frustrimi i një futbollisti që donte të jepte më shumë. Ky është mendimi im si trajner, në skuadrën time dua gjithnjë një futbollist që ka personalitet dhe që zemërohet për një zëvendësim sesa një lojtar që nuk është i interesuar fare. Janë episode që ndodhin gjithmonë në futboll, ndoshta jo shumë të bukura, por as nuk duhen zmadhuar’.
Top Channel