Gjatë protestës para Ministrisë së Arsimit, një qytetar kërkoi që të ndëshkohet efektivi që, sipas tij, e përplasi një të ri përtokë.
Me tone të ashpra, protestuesi akuzoi forcat e rendit se ushtrojnë dhunë ndaj të rinjve, ndërkohë që, siç tha ai, mbrojnë persona që i quajti hajdutë.
Të lidhura
None found
“Duhet të dënohet polici që përplasi të riun në tokë. Mos na dhunoni fëmijët, mos i prekni. Po mbroni hajdutët”, deklaroi ai.
Protestat masive në Tiranë dhe në rrethe vijojnë prej 5 ditësh. Në to janë përfshirë gjimnazistë dhe studentë, të cilët kundërshtojnë kryeministrin Edi Rama dhe kërkojnë largimin e qeverisë.






