Një qytetar i është drejtuar efektivëve të policisë gjatë protestës para Ministrisë së Arsimit, duke kërkuar të dijë se ku ndodhet polici që rrëzoi në tokë një protestues.
Ai foli edhe për mediat, duke shprehur indinjatën për atë që, sipas tij, ndodhi gjatë protestës së një dite më parë.
“Ku është komandanti? Kemi nipërit nëpër burgje. Ka mashtruar njerëzit. Ku është komandanti? Po dalim me fytyrë, mund të na heqin nga puna. Nuk do bëj asgjë. S’jam as protestues, asgjë. Jam i indinjuar. Kam një njeri që është rrëmbyer nga policia. Unë flas për djalin që u hodh në rrugë. Personi që e bëri ishte komandant. Të afërmit tim shyqyr Zotit nuk i kanë bërë asgjë. Por ajo që pamë dje është e tmerrshme. Ajo s’duhet të ndodhë”, tha qytetari.