Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar Europën për pasojat dramatike që mund të sjellë një disfatë e Ukrainës përballë Rusisë. Në një konferencë për shtyp në Bruksel, pas pjesëmarrjes në Këshillin Europian, Zelensky deklaroi se miliona ukrainas mund të detyrohen të largohen drejt vendeve europiane nëse vendi i tij bie në duart e Moskës.