Lajmi i fundit

LIVE - Dita e 5-të e protestave studentore, Tirana në tension

Studentët për Syri TV: Kemi dalë kundër korrupsionit, shitjes së Shqipërisë dhe kostos së jetesës

11:44, 17/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nën sfondin e Himnit Kombëtar, studentët dhe gjimnazistët kanë folur për mikrofonin e Syri TV, duke artikuluar arsyet e revoltës dhe kërkesat e tyre. Kundërshtimi i korrupsionit, denoncimi i asaj që e cilësojnë si shitje të tokave shqiptare, rritja e cilësisë së arsimit dhe kostoja e jetesës janë ndër shqetësimet që i kanë nxjerrë të rinjtë në protestë.

Në ditën e pestë të revoltës studentore, të rinjtë janë mbledhur sërish në Tiranë, duke shprehur pakënaqësitë e tyre përmes mikrofonit të Syri TV, në një lidhje me gazetarin Albi Rakip.

Një prej studentëve deklaroi se protesta synon t'i japë fund korrupsionit, të kundërshtojë shitjen e tokave në Shqipëri dhe të kërkojë përmirësimin e sistemit arsimor.

“Kemi dalë për ndalimin e korrupsionit, ndalimin e shitjes së tokave në Shqipëri dhe rritjen e nivelit të arsimit. Sot protesta pritet të jetë më e qetë se dje dhe më vonë do të shkojmë te Kryeministria”, u shpreh ai.

Shqetësimet e të rinjve nuk lidhen vetëm me zhvillimet politike dhe korrupsionin, por edhe me kushtet në të cilat zhvillohet procesi mësimor.

Një nxënëse gjimnazi theksoi se ka dalë në revoltë për shkak të mungesës së kushteve minimale në shkollë, duke ngritur pikëpyetje mbi mundësinë për të zhvilluar normalisht mësimin.

Përmes protestës, studentët dhe gjimnazistët po kërkojnë që shqetësimet e tyre të dëgjohen dhe të marrin përgjigje konkrete, ndërsa paralajmërojnë vijimin e tubimit dhe marshimin drejt Kryeministrisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco