Protesta në Durrës nisi me revansh. Një grup të rinjsh dëmtuan fasadën prej xhami të Postës Shqiptare. Rreth 50-60 të rinj u grumbulluan fillimisht pranë Pallatit të Kulturës, vijuan marshimin drejt Mauzoleut të Dëshmorëve dhe më pas drejt Postës, ku përmbysën disa kosha mbeturinash dhe goditën derën e institucionit.
Kjo është hera e dyte qe goditet Posta, të cilët e konsiderojnë simbol të vjedhjes. Kujtojmë se në hetim për vjedhjen e 700 mijë eurove janë ish-drejtoresha dhe disa punonjëse të institucionit.
Sakaq, policia ka nisur shoqërimet e të rinjve protestues.
Lajmi kryesor:
Protesta në rrethe/ Protestuesit thyejnë xhamat e Postës Shqiptare në Durrës, në Korçë merr pjesë edhe mësuesi! Elbasani e mbyll me përqafime me policët
LAJMET MË TË VLERËSUARA











