Një grup të rinjsh kanë dalë këtë të shtunë në protestë në qytetin e Korçës, duke u mbledhur fillimisht pranë monumentit të Luftëtarit Kombëtar dhe më pas duke marshuar përgjatë pedonales.
Me thirrjet “Bashkohuni me ne” dhe “Edi Rama, jep dorëheqjen”, protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e qytetit.
Ndërkohë, pranë institucioneve vihet re prani e shtuar e punonjësve të policisë, ndërsa protesta, sipas raportimeve, po zhvillohet në mënyrë paqësore.
© SYRI.net