LIVE-Dita e 5-të e protestës, përplasje të ashpra në vend. Policia qëllon me plumba gome, RENEA rrethon Kryeministrinë
Studentë, të rinj dhe qytetarë janë bashkuar edhe këtë të shtunë në ditën e 5-të të protestës studentore para Ministrisë së Arsimit në Tiranë dhe jo vetëm.
Ndërkohë situata në kryeqytet vazhdon të mbetet e tensionuar, me përplasje të ashpra përgjatë Rrugës së Durrësit. Protestuesit vijojnë të hedhin gurë në drejtim të policisë e cila më pas është kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës. Ndërkohë, për herë të parë, forcat e RENEA-s kanë zbarkuar në terren, duke rrethuar Kryeministrinë.
Policia ka ndërhyrë me dy autobotë me ujë, me plumba gome në përpjekje për të shpërndarë protestuesit dhe për të vënë situatën nën kontroll. Protestuesit shpërndahen për pak çaste por rikthehen sërish duke sulmuar me gurë efektivët e policisë.
Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm ka dalë në terren sërish për të monitoruar situatën dhe dëmet e lëna pas nga protestat studentore në kryeqytet. Rama ka parë nga afër dëmet në një biznes teksa gjatë fjalës së tij theksoi se bizneset e dëmtuara do të ndihmohen. Ai shtoi se bizneset duhet të bëjnë ankim te ‘Dëmi im’ në e-Albania.
Ndër të tjera, Rama shtoi se mbron të drejtat e studentëve dhe shqiptarëve për të protestuar teksa theksoi se personat me maska që thyejnë bizneset po kryejnë krime. Rama tha se ata që shkatërrojnë pronat dhe bizneset do të mbajnë përgjegjësi.
Lidhur me tensionet e regjistruara në ditët e mëparshme të protestave ka reaguar edhe AMP. AMP në reagim theksoi se po monitoron situatën për të evidentuar dhe verifikuar çdo rasti të shkeljeve ligjore nga efektivët e policisë.
Më tej theksohet se AMP ka mbledhur materiale filmike nga mediat dhe pamje të publikuara në rrjetet sociale të cilat do t’i nënshtrohen analizës dhe verifikimit përkatës për sqarimin e plotë të rrethanave të çdo rasti dhe përcaktimin e përgjegjësive.
Lidhur me protestuesit e shoqëruar të premten gjatë incidenteve, policia e Tiranës bëri me dije se janë vënë në pranga 10 persona teksa janë proceduar 22 të tjerë.
Policia bën me dije se protestuesit kanë qëlluar me gurë dhe sende të forta në drejtim të efektivëve dhe godinës së Ministrisë së Arsimit. Në njoftim theksohet se sulmet me gurë kanë dëmtuar fizikisht 8 punonjës të policisë dhe kanë shkaktuar dëme materiale në godinë dhe në sinjalistikën rrugore.
Detaje të reja janë bërë me dije edhe lidhur me protestuesit dhe efektivët e plagosur. Mësohet se në Spitalin Universitar të Traumës 21 persona kanë marrë trajtim mjekësor.
Sipas njoftimit mes të lënduarve janë 8 policë, 10 protestues dhe 3 kalimtarë. Lidhur me të riun i cili u plagos nga policia para Ministrisë së Arsimit, bëhet me dije se 21-vjeçari është nën monitorim dhe se nuk rezulton me rrezik për paralizë ose për ndërhyrje kirurgjikale.
Në spitalin rajonal të Vlorës 3 persona kanë marrë ndihmë mjekësore. Mes tyre edhe një polic. Ndërkohë në qytetin e Lezhës është lënduar një e mitur e cila pas marrjes së ndihmës mjekësore ka dalë nga spitali.
Lajm në përditësim…
Rinisin tensionet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, protestuesit qëllojnë me gurë, policia i shpërndan me ujë
Sipas raportimeve, policia u ka bërë thirrje protestuesve dhe të rinjëve të largohen, ndërsa këta të fundit kanë qëlluar me gurë, polica ka përdorur botët me ujë.
Ndërkohë, protestuesit janë shpërndarë, ndërsa numri i forcave të policisë në terren është i lartë.
“Të gjithë në këmbë”, Berisha: Qytetarët në të gjitha rrethet të mobilizohen për mosbindje civile
“Shpreh solidaritetin me të gjithë qytetarët, të rinjtë, studentët, demokratë, pa parti, socialistë, çfarëdo qofshin në këtë protestë. Ju bëj thirrje demokratëve, demokratëve dhe mbarë qytetarëve në të gjitha rrethet të mobilizohen me të gjithë potencialin e tyre për mosbindje civile. Mosbindja civile në çdo rreth është ndihma më e çmuar për studentët, luftëtarë të lirisë. Për studentët, për gjimnazistët, heronj të vërtetë. Këtij regjimi të urryer duhet t’i dridhet toka nën këmbë në çdo metër katror të territorit të këtij vendi. Ndërsa, për qytetarët që mund të vijnë në Tiranë nesër, të vërshojnë drejt kryeqytetit. Këtu është sheshi, ku fitorja do firmoset nga qytetarët shqiptarë. U bëj thirrje qytetarëve, edhe si një akt përgjegjësie të vonuar, edhe si një akt detyrimi prindëror ndaj këtyre të rinjve, edhe si një akt detyrimi qytetar për të rikthyer në këtë vend shpresën e ligjit, liritë, të drejtat e shqiptarëve, të solidarizohen me revoltën si rruga më e sigurt e zgjidhjes më të shkëlqyer, por dhe si rruga e drejtë e historisë. Edhe një herë, thirrja ime: të gjithë në këmbë, për t’i dhënë ndëshkimin e merituar këtij regjimi të urryer për shqiptarët”, tha Berisha.
Protestues dhe policë të lënduar nga protesta, ministrja e Shëndetësisë shkon në Spitalin e Traumës
“Mirënjohje për të gjitha ekipet e mjekëve dhe infermierëve, që gjatë këtyre pesë ditëve kanë qenë pa ndërprerje në krye të detyrës, duke ofruar kujdes dhe ndihmë mjekësore për çdo të lënduar, pa asnjë dallim. Shëndeti dhe jeta e çdo qytetari janë mbi gjithçka!”, është shprehur Spahiu.
Kaos në rrugën e Dibrës, policia tenton t’i largojë protestuesit, ata kundërpërgjigjen me gurë e flakadanë
Tensione në Rrugën e Dibrës, policia ndërhyn me gaz lotsjellës dhe plumba gome
Ndërkohë, në terren ndodhen forca të shumta policie, të cilat shoqërojnë lëvizjet e protestuesve. Një pjesë e efektivëve po lëviz drejt Parlamentit, ku ndodhet edhe një grup tjetër protestuesish.
Drejtori i Policisë së Tiranës paraqitet në Spitalin e Traumës me krahun e fashuar, u lëndua gjatë protestës
Gogu reagon pas zjarrit në Gjykatën e Lartë: Kush i vë flakën një gjykate, nuk godet qeverinë, por të drejtën e qytetarëve për drejtësi
“Dy institucione të pavarura. Asnjëri nuk është zyrë e qeverisë. Të dy i shërbejnë vendit dhe qytetarëve”, theksoi Gogu.
Ministri dënoi aktet e dhunës, duke bërë një dallim të qartë mes protestës dhe dëmtimit të institucioneve.
“Edhe ata që protestojnë, edhe ata që janë të zemëruar me qeverinë, kanë të njëjtën të drejtë për drejtësi. Protesta është një e drejtë. Dhuna nuk është protestë”, u shpreh ai.
Gogu falënderoi zjarrfikësit, shprehu solidaritetin me gjyqtarët dhe punonjësit e Gjykatës së Lartë dhe konfirmoi gatishmërinë e Ministrisë së Drejtësisë për të ofruar mbështetje brenda kompetencave ligjore, duke respektuar pavarësinë e gjyqësorit.
“Njerëzit nuk duhet të paguajnë çmimin e dhunës. Dera e drejtësisë duhet të mbetet e hapur për të gjithë”, përfundoi ministri.
Protestuesit u vënë flakën koshave të mbeturinave gjatë marshimit në kryeqytet, bllokojnë qarkullimin e makinave
Sipas raportimeve, protestuesit kanë arritur deri te sheshi “Willson”, ku kanë përmbysur reklamat në trotuare.
Forca të shumta zjarrfikëse kanë mbërritur në terren për shuarjen e flakëve të koshave të mbeturinave.
QSUT: 17 efektivë dhe 15 protestues të paraqitur nga protesta për ndihmë mjekësore
Sipas njoftimit, në total janë paraqitur për ndihmë mjekësore 17 efektivë, 15 protestues
Sulmohet me gurë ambulanca gjatë protestës, Kryeministria thirrje qytetarëve: Respektoni punën e emergjencës
Pas këtij akti, Kryeministria ka bërë thirrje për të gjithë qytetarët që të respektojnë punën e stafit mjekësor dhe të garantojnë kalimin e lirë të ambulancave.
Njoftimi i plotë:
Agjencia për Media dhe Informim u bën thirrje të gjithë qytetarëve dhe protestuesve të respektojnë punën e ekipeve të Urgjencës Mjekësore dhe të garantojnë kalimin e lirë të ambulancave!
Ambulanca, stafi mjekësor janë aty në shërbim të jetës së çdo qytetari!
Pengimi i saj nuk është protestë! Është një veprim që rrezikon jetën e njerëzve që presin ndihmë urgjente.
Asnjë rrethanë, asnjë pretendim dhe asnjë tension nuk mund të justifikojë bllokimin e ambulancave apo cënimin e personelit mjekësor.
Respektoni bluzat e bardha! Hapni rrugën për ambulancat!
Jeta e njeriut është mbi gjithçka!
Tensionet në protestë, zjarr te Gjykata e Lartë, flakët përfshijnë edhe 2 automjete
Dita e pestë e protestës, RENEA rrethon Kryeministrinë
Raportohet se tre autoblinda të RENEA-s janë pozicionuar në perimetrin e Kryeministrisë për ruajtjen e saj në rast të ndonjë tensioni të mundshëm.
Policia largon protestuesit nga bulevardi, turma zhvendoset në rrugicat përreth
Protestuesit i vënë flakën njërës prej dyerve të ish-hotel “Dajtit”
Humbi ndjenjat gjatë protestës, qytetari në gjendje të mirë shëndetësore
Spitali bën me dije gjithashtu se burri ka folur dhe është koshient.
Ngjarja u regjistrua disa minuta më parë, kur forca të shumta policie dhe autoboti me ujë u drejtuan kundër protestuesve. Dyshohet se burri, për shkak të gazit lotsjellës dhe vrapit, është rrëzuar dhe ka humbur ndjenjat.
Flakë mbi uniformën e efektivit të policisë gjatë protestës, kolegët ndërhyjnë për ta ndihmuar (VIDEO)
Efektivi shfaq probleme shëndetësore pas tensioneve te Kryeministria, kolegu dhe protestuesja i japin ndihmën e parë
Vetëm pak minuta më vonë, ambulanca ka mbërritur për t’i dhënë ndihmën e parë.
Kjo situatë vjen vetëm disa minuta pas përplasjes dhe përshkallëzimit të situatës mes forcave të rendit dhe protestuesve, ku një qytetar u dërgua pa ndjenja drejt QSUT-së, ndërsa gjendja e tij shëndetësore ende nuk dihet.
Një tjetër i ri dërgohet në Traumë, plagoset edhe një efektiv policie (VIDEO)
I riu është transportuar në Spitalin e Traumës, ku pritet të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Sipas informacioneve paraprake, ai është parë i vetëdijshëm në momentin e transportimit.
Ndërkohë, raportohet se është plagosur edhe një tjetër efektiv policie. Sipas informacioneve nga terreni, punonjësi i policisë po transportohet drejt spitalit me automjet, dhe jo me ambulancë.
Situata vijon të mbetet e tensionuar, me përdorimin e gurëve dhe sendeve të ndryshme.
Situatë kaotike në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, shoqërohet një tjetër protestues
Aktualisht ka pasur edhe një tjetër të shoqëruar për në komisariat, si pjesë e protestuesve. Në video shihet personi i cili merre nga tre efektivë policie.
Pak minuta më parë një person ka mbetur pa ndjenja rreth 10 minuta. Ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore, ndërsa është transportuar me ambulancë për ndihmë më të specializuar mjekësore.
Një person mbetet pa ndjenja në bulevard, protestuesit i japin ndihmën e parë
Policia ndërhyn ndaj protestuesve, dhjetëra forca dhe autoboti me ujë vënë përpara turmën
Për të krijuar një gardh mbrojtës përpara Kryeministrisë dhe për të arritur shpërndarjen e turmës, policia ka hedhur sërish gaz lotsjellës, ndërkohë që në vendngjarje dëgjohen sirenat e makinave të policisë.
Pas përplasjeve me forcat e rendit, protestuesit tentojnë të shkojnë drejt Kryeministrisë, policia përgjigjet me gaz lotsjellës
Sipas pamjeve, pavarësisht tentativave të tyre, policia po hedh gaz lotsjellës, ndërsa protestuesit kundërpërgjigjen duke ua kthyer mbrapsht bombolat e gazit lotsjellës dhe duke bërë rezistencë.
Protestuesit zmbrapsin policinë pranë Piramidës, efektivët goditen me gurë (VIDEO)
Tensione te Piramida, protestuesit përplasen me policinë, shtohen përforcimet te Kryeministria
Ndërkohë, pas rezistencës së protestuesve dhe hedhjes së gurëve e sendeve të forta, forcat “Shqiponja” dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë janë tërhequr, duke u mbrojtur nga sendet që hidheshin në drejtim të tyre.
Situata po monitorohet edhe nga tarraca e Kryeministrisë, ku janë pozicionuar efektivë policie të pajisur me dylbi, ndërsa pranë tyre ndodhet edhe një kamerë me rezolucion të lartë, e cila filmon zhvillimet e protestës.
Ndërkohë, në ambientet përreth Kryeministrisë janë shtuar përforcimet policore, me një numër më të madh efektivësh në gatishmëri për menaxhimin e situatës.
Tensione pranë Kryeministrisë, protestuesit futen në lulishten pranë Piramidës dhe sulmojnë policinë
Policia po hedh vazhdimisht gaz lotsjellës, ndërsa protestuesit qëllojnë në drejtim të efektivëve me sende të forta dhe pllaka.
Protestuesit janë futur në lulishten pranë Piramidës, nga ku po sulmojnë me gurë efektivët e policisë.
MSH përditëson bilancin e të paraqiturve në spital dhe gjendjen e tyre: 9 protestues, 4 efektivë dhe 1 kalimtar
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në SUT janë paraqitur 9 protestues, 4 efektivë dhe 1 kalimtar, të cilët po trajtohen.
Ndërkohë, bëhet e ditur se nga 9 protestuesit, 1 është shtruar në spital, ndërsa 3 kanë marrë mjekim dhe janë larguar nga spitali. Nga 4 efektivët e paraqitur, 2 kanë marrë mjekim dhe janë larguar nga spitali.
Gjithashtu, në spital është paraqitur edhe 1 kalimtar.
QSUT bën të ditur se 1 efektiv po ekzaminohet dhe se gjendja e tij shëndetësore është stabël.
Tensione para Kryeministrisë, protestuesit i vënë flakën një automjeti, hidhet gaz lotsjellës
Situata në protestën e sotme vijon të jetë e tensionuar, me përplasje të forta mes protestuesve dhe policisë. Sipas pamjeve nga terreni, një grup protestuesish kanë shtyrë një automjet drejt kordonit policor, përballë ndërtesës së Kryeministrisë, me qëllim çarjen e kordonit, ku më pas, automjetit i kanë vënë flakën.
Sipas raportimeve nga terreni, bëhet e ditur se një grup protestuesish këtë automjet e kanë marrë të parkuar në një shesh pushimi pas Kullave Binjake dhe e kanë nxjerrë deri në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, ku edhe i kanë vënë flakën.
Përplasjet kanë vijuar me hedhjen e gurëve në drejtim të efektivëve të policisë, të cilët janë detyruar të tërhiqen disa metra pas.
Përballë kësaj situate dhe hedhjes së vazhdueshme të gurëve dhe vendosjes së flakëve të makinës, forcat e policisë janë kundërpërgjigjur duke hedhur një sasi të madhe gazi lotsjellës, me qëllim shpërndarjen e turmës.
Tensione në bulevard, protestuesit hedhin mjet djegës drejt autobotit të ujit të policisë
Gjatë përplasjeve, protestuesit kanë hedhur një mjet djegës në drejtim të autobotit të ujit, por zjarri është shuar pak më pas.
Skënder Hita: 132 efektivë të lënduar gjatë protestave, 5 vetëm sot, njëri me fraktura të shumta në nofull
Sipas tij, vetëm gjatë ditës së sotme janë lënduar pesë punonjës policie, njëri prej të cilëve ka pësuar fraktura të shumta në gojë dhe nofull. Hita ka dënuar sulmet ndaj efektivëve, duke renditur ndër sendet e përdorura nga protestuesit gurë, pllaka guri, sende metalike dhe bomba molotov.
“Ne kemi sekuestruar disa sende me të cilat protestuesit qëllojnë dhe janë dëmtuar shumë punonjës policie, vetëm sot janë dëmtuar 5 të tillë. Një ndër ta ka pësuar dëmtime të rënda në pjesën e gojën dhe në nofull pasi ka fraktura të shumta.
Nuk pajtohem as me protestuesit e lënduar por as me faktin që ka punonjës policie të lënduar po aq rëndë sa protestuesit. Në asnjë mënyra dhuna që ushtrohet ndaj punonjësve të policisë që janë në të drejtën e tyre për të mbrojtur institucionet, jetën, pronën dhe biznesin, nuk mund të sulmohen masivisht në mënyrë të paprecedentë.
Kemi një numër shumë të madh të policëve të lënduar e të plagosur.
Dua të theksoj se, gjatë ditëve të tubimeve, punonjësit e Policisë janë sulmuar me gurë, pllaka guri, sende metalike, zara metalikë të hedhur me llastikaë, lëndë piroteknike, bomba molotov dhe sende të tjera.
Si pasojë e dhunës së ushtruar ndaj punonjësve të Policisë, kryesisht në Tiranë, por edhe në Shkodër dhe Lezhë, janë dëmtuar 132 punonjës policie. Disa prej tyre vijojnë të marrin ndihmë mjekësore në spital.
Në funksion të garantimit të rendit dhe sigurisë publike, si dhe të mbrojtjes së jetës dhe pronës, u bëj thirrje personave që kryejnë këto akte dhune të ndalojnë menjëherë veprimet e tyre të paligjshme. Njëkohësisht, u bëj thirrje qytetarëve të distancohen nga personat e dhunshëm, të cilët nuk përfaqësojnë studentët dhe aspiratat e tyre”, ka thënë Hita.
Skënder Hita për plumbat e gomës: Policia përdori mjetet e lejuara, do të verifikohen rastet e tejkalimit të kompetencave
Hita ka deklaruar se policia ka përdorur vetëm mjetet dhe pajisjet e lejuara e të certifikuara, duke theksuar se ato janë përdorur në mënyrë të kufizuar.
Ai shtoi se efektivëve u janë dhënë udhëzime të qarta për respektimin e procedurave standarde, ndërsa paralajmëroi se do të vijojnë verifikimet në rastet kur dyshohet për tejkalim të kompetencave nga vetë efektivet.
“Polica ka përdorur gjithmonë mjetet dhe pajisjet policore të lejuara, të gjitha që janë përdorur, janë përdorur të kufizuara. Nga ne përdoren vetëm mjetet e përcaktuara si në të gjitha vendet e BE-së, dhe pajisjet e certifikuara për këtë qëllim.
Në këtë protestë të dhunshme nuk mendojmë që një grup i vogël që nuk përfaqësojnë gjithë protestuesit të qetë dhe paqësorë, të kryejnë këto veprime të dhunshme.
Unë dhe gjithë drejtuesit kemi dhënë detyra të qarta dhe të prera, që të gjitha mjetet dhe pajisjet policore përdoren në veprime sipas procedurave standarde dhe nëse kalohen kompetencat e veprimeve të punonjësve do vazhdojnë verifikimet”
Hita: Policia ka vepruar sipas procedurave për protestat, 167 të arrestuar dhe 7 efektivë të pezulluar
“janë arrestuar 167 shtetas dhe janë proceduar penalisht 388 shtetas të tjerë. Paralelisht, janë pezulluar nga detyra 7 punonjës policie dhe ndaj tyre ka nisur menjëherë hetimi disiplinor për tejkalim të detyrës, mosrespektim të parimit të proporcionalitetit dhe mënyrën e trajtimit të një protestuesi nga ana e punonjësve të Policisë. Dua t’i siguroj qytetarët se asnjë punonjës policie nuk ka marrë urdhër, në asnjë moment dhe në asnjë rrethanë, për të vepruar në kundërshtim me procedurat standarde të punës. Çdo rast i evidentuar i tejkalimit të kompetencave apo mosrespektimit të këtyre procedurave do të trajtohet sipas ligjit. Punonjësit e Policisë janë instruktuar vazhdimisht që, në çdo rast ndërhyrjeje apo vetëmbrojtjeje ndaj sulmeve, të zbatojnë me rigorozitet procedurat standarde të punës dhe parimin e proporcionalitetit. Gjatë tubimeve të dhunshme, ashtu si në vendet e Bashkimit Evropian, Policia e Shtetit përdor mjetet e përcaktuara nga legjislacioni dhe procedurat standarde të punës për garantimin e rendit dhe sigurisë, si dhe për mbrojtjen e punonjësve të Policisë. Përdorimi i këtyre mjeteve bëhet në përputhje me kuadrin ligjor dhe në raport me shkallën e rrezikut. Dua të theksoj se, gjatë ditëve të tubimeve, punonjësit e Policisë janë sulmuar me gurë, pllaka guri, sende metalike, zara metalikë të hedhur me llastikaë, lëndë piroteknike, bomba molotov dhe sende të tjera. Si pasojë e dhunës së ushtruar ndaj punonjësve të Policisë, kryesisht në Tiranë, por edhe në Shkodër dhe Lezhë, janë dëmtuar 132 punonjës policie. Disa prej tyre vijojnë të marrin ndihmë mjekësore në spital. Gjithashtu, dua të bëj me dije se në rrjetet sociale, kryesisht në grupe të hapura së fundmi në Telegram, po bëhen thirrje të vazhdueshme për ushtrimin e dhunës ndaj punonjësve të Policisë. Këto thirrje, sipas të dhënave që disponohen në kuadër të hetimeve penale, synojnë nxitjen e sulmeve me çdo mjet të mundshëm, përfshirë lëndë djegëse dhe plasëse. Edhe gjatë paradites së sotme, në këto rrjete janë publikuar thirrje që protestuesit e maskuar të sigurojnë mjete të ndryshme për të sulmuar Policinë dhe për t’u vënë zjarrin automjeteve të saj. Përballë kësaj situate, në zbatim të ligjit dhe në përmbushje të detyrës, Policia e Shtetit ka marrë masat për identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në këto veprime, si dhe për t’iu përgjigjur çdo akti kriminal me forcën e ligjit, në mbrojtje të punonjësve të Policisë, institucioneve shtetërore dhe pronës publike e private.”, tha ai.
Policia tërheq gazetaren e Euronews Albania, tenton t’i marrë telefonin! Po filmonte një arrestim
Kjo e fundit po raportonte për situatën e protestës, konkretisht në shkallët e Kuvendit, ku policia e ka ndaluar dhe i ka kërkuar të largohej.
Sipas deklarimit të gazetares Shehu, pengimi i raportimit ndodhi në momentin kur ajo filmoi arrestimin e një protestuesi nga forcat e policisë.
Eksiola Shehu raporton se efektivët e kanë shtyrë, duke tentuar t’i marrin edhe telefonin, por gazetarja ka refuzuar t’ua japë. Ajo thekson se, pas shtyrjes nga efektivët, është rrëzuar.
Bllokimi i ambulancës gjatë protestës, QKUM: Ambulancat janë në shërbim të qytetarëve, pengimi rrezikon jetën e tyre
QKUM sqaron se Urgjenca Mjekësore dhe ambulancat kanë një mision të vetëm, ofrimin e ndihmës mjekësore dhe shpëtimin e jetëve, duke i ardhur në shërbim çdo qytetari dhe se pengimi rrezikon jetën e tyre.
Përmes deklaratës, QKUM u bën thirrje qytetarëve të respektojnë ambulancat, të mos pengojnë lëvizjen e tyre dhe të mos cenojnë punën e personelit mjekësor. Sipas QKUM-së, ambulancat duhet të lejohen të përmbushin misionin e tyre në çdo rrethanë.
Reagimi i plotë i QKUM:
Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore sqaron se ambulancat dhe ekipet e saj kanë një mision të vetëm: ofrimin e ndihmës mjekësore dhe shpëtimin e jetëve. Ato janë në shërbim të çdo qytetari që ka nevojë për kujdes urgjent, pa asnjë dallim.
Gjatë protestave, ekipet e Urgjencës Mjekësore janë në gatishmëri për t’u përgjigjur çdo rasti që kërkon ndërhyrje, ndërkohë që vijojnë të përballojnë të gjitha urgjencat e tjera mjekësore.
Në Tiranë, përveç fluksit të zakonshëm prej rreth 250–280 vizitash dhe ndërhyrjesh në ditë, gjatë ditëve të protestave janë shtuar rreth 100 raste të tjera. Në nivel kombëtar, Urgjenca Mjekësore përballon rreth 500 vizita çdo ditë.
Në këto kushte, çdo pengim i lëvizjes së ambulancave, çdo vonesë apo cenim i personelit dhe pajisjeve mjekësore vështirëson ofrimin në kohë të ndihmës për personat në rrezik.
QKUM u bën thirrje qytetarëve dhe protestuesve të respektojnë ambulancat, të mos pengojnë lëvizjen e tyre dhe të mos cenojnë punën e personelit mjekësor. Ambulancat duhet të lejohen të përmbushin misionin e tyre në çdo rrethanë.
Çdo pretendim për përdorimin e ambulancave jashtë misionit të tyre duhet të trajtohet mbi bazën e fakteve dhe të verifikohet nga institucionet përgjegjëse.
Ambulancat janë në shërbim të jetës. Mos i pengoni. Çdo vonesë mund të kushtojë një jetë.
QENDRA KOMBËTARE E URGJENCËS MJEKËSORE
Tensionet te Ministria e Arsimit, transportohet me ambulancë edhe një protestues tjetër! Nis marshimi
Pas kësaj, ka mbërritur edhe një ambulancë e dytë, e cila gjithashtu është larguar.
Ndërkohë, ka nisur edhe marshimi i protestuesve, të cilët janë larguar nga Ministria e Arsimit dhe destinacioni i radhës ende nuk dihet.
Ndërkohë, Rruga e Durrësit po boshatiset nga protestuesit, të cilët kanë nisur marshimin e parë, ndryshe nga herët e tjera.
Protesta në Shkodër, policia shoqëron disa të rinj pas djegies dhe rrëzimit të koshave të mbeturinave
Gjatë marshimit, protestuesit u kanë bërë thirrje efektivëve të policisë: “Hiqni kapelet dhe bashkohuni me protestuesit”.
Pas disa minutash, disa nga të rinjtë kanë nisur të djegin dhe të rrëzojnë kosha mbeturinash në rrugë, ndërsa policia ka shoqëruar disa prej tyre.
Të lënduar nga plumbat e gomës gjatë protestës, ambulanca u jep ndihmën e parë të rinjve
Disa të rinj janë lënduar gjatë protestës, pasi dyshohet se janë qëlluar me plumba gome. Në vendngjarje ka mbërritur një ambulancë, e cila u ka dhënë ndihmën e parë protestuesve të lënduar.
Sipas pamjeve nga terreni, të rinjtë kanë pasur shenja goditjeje në pjesë të ndryshme të trupit.
Mbërritja e ambulancës është shoqëruar me tensione, pasi protestuesit kanë ndaluar automjetin dhe e kanë kontrolluar atë. Ky veprim lidhet me dyshimet e ngritura një ditë më parë se gazi lotsjellës mund të ishte hedhur edhe nga automjete të ambulancës.
Pas kontrollit, ambulanca është larguar nga vendngjarja me një protestues të lënduar brenda, për t’i ofruar ndihmën e nevojshme mjekësore.
Protestuesi tregon kraharorin: Policia më gjuajti me plumb gomë
Gjatë tensioneve të shënuara ditën e sotme të protestës, ajo çfarë është deklaruar nga një protestues është se ka pësuar një goditje që ai pretendon se është bërë me plumb gomë. Ai thotë së është qëlluar nga ana e policisë në kraharor.
Policia ndërkaq pretendon se plumbat janë plumba shpërqendrues.
Plumbi shpërqendrues është një lloj municioni që përdoret për të shpërndarë ose zmbrapsur turmat gjatë protestave. Mund të jetë prej gome, plastike ose materialesh të tjera.
Edhe pse konsiderohet më pak vdekjeprurës se plumbi i zakonshëm, mund të shkaktojë plagë të rënda, dëmtime të organeve, humbje të shikimit dhe deri në vdekje.
Protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, kundërpërgjigjen me ujë
Situata në kryeqytet vazhdon të mbetet e tensionuar, me përplasje të ashpra përgjatë Rrugës së Durrësit. Protestuesit vijojnë të hedhin gurë në drejtim të policisë e cila më pas është kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës.
Policia ka ndërhyrë me dy autobotë me ujë, në përpjekje për të shpërndarë protestuesit dhe për të vënë situatën nën kontroll. Protestuesit shpërndahen për pak çaste por rikthehen sërish duke sulmuar me gurë efektivët e policisë.
Protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, kundërpërgjigjen me ujë
Situata në kryeqytet vazhdon të mbetet e tensionuar, me përplasje të ashpra përgjatë Rrugës së Durrësit. Protestuesit vijojnë të hedhin gurë në drejtim të policisë e cila më pas është kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës.
Policia ka ndërhyrë me dy autobotë me ujë, në përpjekje për të shpërndarë protestuesit dhe për të vënë situatën nën kontroll. Protestuesit shpërndahen për pak çaste por rikthehen sërish duke sulmuar me gurë efektivët e policisë.
Protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, kundërpërgjigjen me ujë
Situata në kryeqytet vazhdon të mbetet e tensionuar, me përplasje të ashpra përgjatë Rrugës së Durrësit. Protestuesit vijojnë të hedhin gurë në drejtim të policisë e cila më pas është kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës.
Policia ka ndërhyrë me dy autobotë me ujë, në përpjekje për të shpërndarë protestuesit dhe për të vënë situatën nën kontroll. Protestuesit shpërndahen për pak çaste por rikthehen sërish duke sulmuar me gurë efektivët e policisë.
Protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, kundërpërgjigjen me ujë
Situata në kryeqytet vazhdon të mbetet e tensionuar, me përplasje të ashpra përgjatë Rrugës së Durrësit. Protestuesit vijojnë të hedhin gurë në drejtim të policisë e cila më pas është kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës.
Policia ka ndërhyrë me dy autobotë me ujë, në përpjekje për të shpërndarë protestuesit dhe për të vënë situatën nën kontroll. Protestuesit shpërndahen për pak çaste por rikthehen sërish duke sulmuar me gurë efektivët e policisë.
Hidhet gaz lotsjellës, tym para Ministrisë së Arsimit! Protestuesit nisin marshimin
Situata para Ministrisë së Arsimit vijon e tensionuar, teksa policia ka hedhur gaz lotsjellës. Siç shihet edhe nga pamjet, “Rruga e Durrësit” është ‘pushtuar’ nga tymi ndërsa protestuesit janë larguar duke u shpërndarë përkohëshisht.
Gjithashtu një numër i madh protestuesish kanë nisur marshimin teksa ende nuk dihet se cili do të jetë intinerari. Pas pak minutash marshim deri te “Rruga e Kavajës”, protestuesit janë rikthyer për të shkuar drejt “Rrugës së Durrësit” ku ndodhe ministria e Arsimit.
Policia heq barrierrat e vendosura në rrugë, hidhet edhe gaz lotsjellës! Shpërndahen përkohësisht protestuesit
Tensionet janë regjistruar sërish para Ministrisë së Arsimit. Policia e Shtetit ka ndërhyrë në terren duke hequr barrierat e vendosura nga protestuesit në rrugë.
Ata gjithashtu kanë hedhur edhe gaz lotsjellës që ka sjellë që të rinjtë dhe protestuesit të shpërndahen përkohësisht. Pasi u larguan përkohësisht, protestuesit janë rikthyer duke hedhur gurë në drejtim të policëve.
Nisin tensionet te ministria e Arsimit, studentët ndezin koshat e mbeturinave
Situata përpara Ministrisë së Arsimit është përshkallëzuar në tensione. Të rinjtë u kanë vënë flakën koshave të mbeturinave para Ministrisë së Arsimit.
Efektivët ndodhen në terren por nuk kanë ndërhyrë ndaj protestuesve. Koshat vijojnë të digjen teksa protestuesit janë të qetë dhe ndryshe nga ditët e mëparshme nuk kanë hedhur gurë në drejtim të policisë.
Berisha: Rinia po lufton për çdo shqiptar, zhvillimet më shpresëdhënëse
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale ka folur lidhur me protestën studentore që po zhvillohet prej 5 ditësh në Tiranë. Berisha i ka cilësuar këto protesta si zhvillime shpresëdhënëse.
Ai theksoi se rinia studentore dhe e gjimnazeve është e vendosur të luftojë për të ardhmen e saj në Shqipëri. Berisha shtoi se ata po luftojnë për çdo shqiptar.
“Java ishte java e eksplozionit të revoltës më të fuqishme studentore që ka njohur vendi. Ishte java në të cilën studentët e universitetit të Tiranës, gjimnazeve të Tiranës dhe më pas gjimnazeve të qarqeve Shkodër, Durrës, Vlorë, Elbasan, Korçë, Gjirokastër, universitetet e këtyre qarqeve dhe gjimnazet e këtyre qyteteve, dhe së fundmi dje greva e përgjithshme dhe gjimnazistëve në mbarë vendin, ishin zhvillimet më shpresëdhënëse, me jehonën më të madhe ndërkombëtare.
Ishin zhvillimet që dëshmuan, se rinia shkollore e Shqipërisë nuk pajtohet kurrë me narkoshtetin shqiptar, diktaturën autokratike të bazuar në drogën, krimin dhe vjedhjen e shqiptarëve.
Se rinia e universiteteve dhe gjimnazeve të vendit nuk pranon më tutje piramidën e mashtrimit mediatik dhe propagandist që iu është bërë atyre në vite e vite.
Duke paraqitur farsën zgjedhore si votë të lirë. Duke paraqitur produktet e drogës si suksese. Duke mashtruar me idealet evropiane të cilat në të vërtetë rrënoheshin çdo ditë e më shumë. Duke korruptuar shtetin në çdo qelizë, gjuhën dhe mendimin.
Rinia studentore dhe e gjimnazeve të vendit u ngrit mbi këtë gërmadhë, e vendosur të luftojë për të ardhmen e saj të vërtetë në Shqipëri.
Në këtë kuadër, këta të rinj po luftojnë në të vërtetë për çdo shqiptar, për fëmijët e çdo shqiptari të ndershëm, po luftojnë që ëndrrat e tyre t’i ndërtojnë në Shqipëri.
Besoj se çdo qytetar, çdo prind, çdo burrë dhe grua, kudo që punon duhet të ndjejë përgjegjësinë reale ndaj tyre sepse narkoshteti nuk zbriti nga qielli.
Narkoshteti dhe Padrino që vrau, që dogji si zjarrvënësi më i egër i shqiptarëve, dogji ëndrrat e qindra mijëra të rinjve dhe i detyroi ata të largohen nga Shqipëria, nuk zbriti nga qielli, por ishte këtu midis nesh.
Edhe si një akt reflektimi që u pranua de facto të ndërtohet para syve tanë shteti i drogës. U pranua de facto që zgjedhjet të shndërrohen në farsë të turpshme zgjedhore dhe përsëri të quhen zgjedhje.
Edhe për faktin se kanë shpërthyer me dhjetëra e dhjetëra skandale, të cilat faktojnë vjedhjen e miliarda e miliarda eurove nga pronat publike dhe buxheti i shtetit, u vazhdua me të njëjtën tolerancë.
Pra, në njëfarë mënyre këta djem dhe vajza të mençur dhe guximtarë po përballen sot me egërsinë më të madhe të sistemit të bazuar në drogë që u ndërtua para syve tanë.
Të sistemit që u bazua në vjedhjen e shqiptarëve, ndaj të cilit nuk u reagua siç reagon çdo komb i qytetëruar kur ndjehet i vjedhur. Pra, ka një detyrim madhor ndaj këtyre të rinjve nga shoqëria shqiptare që të derdhet në rrugë dhe t’i mbështesë”, tha ai.
Të rinjtë dalin në protestë në Elbasan, djegin koshat e mbeturinave! Policia në terren
Teksa në kryeqytet regjistrohet dita e 5-të e protestës, këtë të shtunë në Elbasan po zhvillohet protesta e radhës. Në Elbasan është dita e tretë e protestës.
Të mbledhur në rrugët kryesore të qytetit, protestuesit kanë nisur marshimin e tyre teksa kanë bërë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Në krahasim me tubimet e zhvilluara në ditët e mëparshme, sot në rrugët e Elbasanit vihet re një pjesëmarrje më e pakët në numër. Ata kanë djegur koshat e mbeturinave dhe kanë dëmtuar sinjalistikën rrugore.
Marshi po vijon i organizuar përgjatë akseve kryesore, ndërsa forcat e rendit po ndjekin ecurinë e tubimit për garantimin e sigurisë.
Nis protesta në Korçë, të rinjtë marshojnë në rrugët e qytetit! Situata e qetë
Ka nisur këtë të shtunë protesta e të rinjë në qytetin e Korçës, ku një grup qytetarësh janë mbledhur për të marshuar përgjatë rrugëve kryesore. Ndryshe nga tubimet e ditëve të mëparshme, këtë herë vihet re një pjesëmarrje më e ulët në numër.
Pavarësisht pjesëmarrjes më të reduktuar, protestuesit po vijojnë marshimin e tyre duke përcjellë mesazhet e tyre. Situata në terren është paqësore dhe pa asnjë incident të shënuar deri më tani, ndërsa forcat e rendit po monitorojnë tubimin për ruajtjen e rendit dhe sigurisë.
Dita e 5-të e protestës studentore, nis grumbullimi i protestuesve para Ministrisë së Arsimit! Policia në terren
Protesta e studentëve dhe të rinjve ka hyrë këtë të shtunë në ditën e saj të pestë radhazi, me grupet e para të protestuesve që kanë nisur grumbullimin përpara Ministrisë së Arsimit.
Efektive të shumtë të Policisë së Shtetit dhe forcave të rendit kanë krijuar një kordon, duke monitoruar nga afër situatën me qëllim garantimin e rendit publik.
Protestuesit kanë bërë thirrje që policia të mos ushtrojë dhunë ndaj tyre siç ka ndodhur në ditët e mëparshme gjatë përplasjeve. Ata gjithashtu shprehen se policia po provokon popullin.
Princ Leka: Oborri Mbretëror qëndron në krah të studentëve, zëri i të rinjve të dëgjohet
Princ Leka Zogu këtë të shtunë ka dalë me një reagim në rrjetet sociale lidhur me protestat e studentëve që po zhvillohen prej disa ditësh në Tiranë dhe disa qytetet të vendit. Princ Leka shkruan se oborri Mbretëror qëndron në krah të studentëve shqiptarë në ushtrimin e së drejtës së tyre për të protestuar.
Në reagim, gjithashtu ai i bën thirrje Policisë së Shtetit të tregojë përmbajtje dhe profesionalizëm dhe se çdo sjellje e papërshtatshme duhet të bëhet objekt i llogaridhënies.
Reagimi i plotë:
Oborri Mbretëror qëndron në krah të studentëve shqiptarë në ushtrimin e së drejtës së tyre për të protestuar. Kemi ndjekur me kujdes të gjitha aktet e dhunës dhe denoncimet për keqtrajtimin e të rinjve dhe të miturve, si në rrugë, në furgonët e policisë, ashtu edhe në komisariate, dhe ndihemi të shqetësuar për sigurinë e tyre.
Çdo veprim është dokumentuar përmes videove dhe fotografive, ndaj institucionet përkatëse duhet të veprojnë në përputhje me ligjin dhe të sigurojnë që kushdo që ka abuzuar me detyrën të mbajë përgjegjësi.
I nxisim studentët t’i bëjnë të njohura shqetësimet e tyre edhe përtej kufijve të Shqipërisë, duke informuar komunitetin ndërkombëtar dhe duke përcjellë me vërtetësi dhe përgjegjësi atë që shohin dhe përjetojnë në terren. Zëri i tyre duhet të dëgjohet dhe realiteti të pasqyrohet me ndershmëri.
Gjithashtu, i bëjmë thirrje Policisë së Shtetit të tregojë përmbajtje dhe profesionalizëm. Autoritetet kanë detyrimin të mbrojnë qytetarët, jo t’i intimidojnë apo të përshkallëzojnë tensionet përmes përdorimit të tepruar të forcës. Çdo sjellje e papërshtatshme duhet të bëhet objekt i llogaridhënies.
Protesta paqësore duhet të shoqërohet edhe me përgjegjësi. Dhuna dhe dëmtimi i pronës private janë të papranueshme dhe cenojnë legjitimitetin e çdo kauze të drejtë. Oborri Mbretëror bën thirrje për qetësi, dialog dhe respektim të të drejtave themelore. Zëri i të rinjve shqiptarë duhet të dëgjohet dhe e ardhmja e tyre të mbrohet.
10 të arrestuar dhe 22 të proceduar në Tiranë, policia jep detaje: 8 efektivë të lënduar
Policia e Tiranës ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me protestuesit e shoqëruar të premte gjatë incidenteve. Policia bën me dije se janë vënë në pranga 10 persona teksa janë proceduar 22 të tjerë.
Policia bën me dihe se protestuesit kanë qëlluar me gurë dhe sende të forta në drejtim të efektivëve dhe godinës së Ministrisë së Arsimit. Në njoftim theksohet se sulmet me gurë kanë dëmtuar fizikisht 8 punonjës të policisë dhe kanë shkaktuar dëme materiale në godinë dhe në sinjalistikën rrugore.
Njoftimi i plotë:
Tiranë/ Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në lidhje me tubimin e zhvilluar dje:
-u arrestuan në flagrancë shtetasit, K. B., 20 vjeç; L. L., 18 vjeçe; J. Ë., 37 vjeç; M. J., 28 vjeç; R. B., 30 vjeç; E. Xh., 23 vjeç; E. B., 19 vjeç; E. V., 21 vjeç; K. S., 20 vjeç dhe K. B., 18 vjeç;
-u proceduan penalisht 22 shtetas.
Këta shtetas janë kapur duke qëlluar me gurë dhe sende të tjera të forta në drejtim të punonjësve të Policisë dhe godinës së Ministrisë së Arsimit, duke dëmtuar fizikisht punonjësit e Policisë dhe duke shkaktuar dëme materiale në godinë dhe në sinjalistikën rrugore.
Gjatë tubimit të djeshëm janë dëmtuar 8 punonjës Policie. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme
55 protestues në Tiranë në Gjykatë për masën e sigurisë, 17 të rinj të proceduar penalisht në Korçë
55 persona do të dalin këtë të shtunë para Gjykatës pas arrestimit të tyre ditën e mërkurë lidhur me incidentet e regjistruara në protestat studentore. Gjyqet kanë nisur që prej orës 08:30 teksa pritet të njihen me masat e sigurisë.
Nga ana tjetër, 17 persona janë proceduar penalisht pas protestës së zhvilluar një ditë më parë në qytetin e Korçës, ndërsa asnjë prej tyre nuk është arrestuar. Protesta u shoqërua me tensione, edhe pse nuk pati dëmtime si më parë nëpër institucion.
Më herët, policia kishte shoqëruar 25 të rinj për veprime të kryera gjatë protestës. Procedimi penal ndaj 17 personave vjen në vijim të hetimeve për incidentet e regjistruara gjatë tubimit.
21 të lënduar u mjekuan te Trauma, si paraqitet gjendja e të riut të plagosur para Ministrisë së Arsimit
Detaje të reja janë bërë me dije lidhur me protestuesit dhe efektivët e plagosur gjatë protestave studentore në Tiranë por edhe në qytetet e tjera ku janë zhvilluar protesta. Mësohet se në Spitalin Universitar të Traumës 21 persona kanë marrë trajtim mjekësor.
Sipas njoftimit mes të lënduarve janë 8 policë, 10 protestues dhe 3 kalimtarë. Lidhur me të riun i cili u plagos nga policia para Ministrisë së Arsimit, bëhet me dije se 21-vjeçari është nën monitorim dhe se nuk rezulton me rrezik për paralizë ose për ndërhyrje kirurgjikale.
Në spitalin rajonal të Vlorës 3 persona kanë marrë ndihmë mjekësore. Mes tyre edhe një polic. Ndërkohë në qytetin e Lezhës është lënduar një e mitur e cila pas marrjes së ndihmës mjekësore ka dalë nga spitali.
Njoftimi i plotë:
Gjatë ditës së djeshme, në Spitalin Universitar të Traumës 21 persona kanë marrë trajtim mjekësor në strukturat shëndetësore, nga të cilët:
* 8 efektivë të Policisë;
* 10 protestues, mes tyre 3 të mitur;
* 3 kalimtarë.
Nga personat e lënduar, dy prej tyre janë ende duke marrë shërbim. Një kalimtar (gjendja stabël) dhe një protestues, 21 vjeç, i cili po trajtohet dhe monitorohet nga ekipi i neurokirurgjisë. Aktualisht, nuk ka indikacion për ndërhyrje kirurgjikale dhe nuk rezulton rrezik për paralizë.
Të gjithë personat e tjerë kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe janë larguar nga spitali me këshillën e mjekut, jashtë rrezikut për jetën.
Spitali rajonal Vlorë
– 1 efektiv i policisë (ka marrë trajtimin dhe ka lënë spitalin)
– 2 të mitur (kanë marrë trajtimin dhe kanë lënë spitalin)
Spitali rajonal Lezhë
– Një e mitur (ka marrë trajtim dhe ka lënë spitalin)
Rama-bizneseve të dëmtuara nga protestat: Bëni ankim te ‘Dëmi im’ në e-Albania! Zëri i të rinjve do të dëgjohet me respekt
Kryeministri Edi Rama këtë të shtunë ka dalë në terren sërish për të monitoruar situatën dhe dëmet e lëna pas nga protestat studentore në kryeqytet. Rama ka parë nga afër dëmet në biznese teksa u bërë me dije se do të ndihmohen lidhur me dëmet. Ai shtoi se bizneset duhet të bëjnë ankim te ‘Dëmi im’ në e-Albania.
Ndër të tjera ai shtoi se mbron të drejtat e studentëve dhe shqiptarëve për të protestuar teksa theksoi se personat me maska që thyejnë bizneset po kryejnë krime. Rama shtoi se ata që shkatërrojnë pronat dhe bizneset do të mbajnë përgjegjësi.
“Do të bëjmë verifikime. Kemi bërë gati një dritare që do të shfaqet sot te E-Albania. Quhet ‘Dëmi im’ dhe këtu mund regjistroheni, duke dhënë identitetin e personit dhe NIPT-in dhe emailin, telefonin, të dhënat dhe sipërfaqja dhe kompania e sigurimit nëse keni.
Më pas do të ngarkoni dokumentet që janë pamjet, bashkë me çdo dokumentacion mbështetës që keni, fatura. Do të shihet dhe raporti që keni me shtetin, pagesat dhe detyrimet. Pasi të bëjmë verifikimet dhe të mbledhin një regjistër të dëmeve, do ju vimë në ndihmë të gjithëve.
Prej ditës së sotme, biznesi i vogël që është dëmtuar nga dhuna e dorës qore, ka një dritare për t’u ndihmuar. 10 grupe verifikime nga Tatimet do të jenë në terren për të mbledhur të dhënat mbi biznesin e vogël në Tiranë. Do të jemi bashkë, me ato familje që kanë humbur pasurinë dhe do t’i kthejmë këto gërmalla në sukses.
I respektoj studentët, i çmoj si motori i të parës, si shtysën për të ecur përpara. Zëri i tyre, i të rinjve që sot ka nevojë të protestojë, do të dëgjohet me respekt. Por pikërisht se të rinjtë janë e ardhmja jonë, s’do të lejoj që të rrezikohet askush. As për përfitime të atyre duarve të pista që janë kthyer për të shkatërruar, as ato duar të huaja.
Përgjegjësia ime është më e qartë në këto orë të vështira se sa në çdo ditë të mirë; të mbrojë qytetarët tanë, të garantojë drejtësinë dhe ta çojë Shqipërinë përpara, së bashku me këtë shumicë qeverisëse që ka një mandat shumë të qartë: Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian. Mos harroni se kemi arritur gjëra të jashtëzakonshme në një dekadë të vetëm. Kemi nisur të mbyllim negociatat në rrugën drejt majës ku do ta çojmë Shqipërinë me flamurin e Ismail Qemalit e të Skënderbeut në shtëpinë e Europës së përbashkët.
Kemi trefishuar Prodhimin e Brendshëm të vendit nga më pak se 10 miliard në thuajse 30 miliard euro. Kemi tërhequr gjithnjë më shumë investime të huaja, e kemi zgjeruar industrinë tonë të turizmit në një volum që as imagjinohej deri disa vite më parë dhe i kemi dhënë Shqipërisë dinjitetin që se ka pasur kurrë në sytë e mbarë botës.
Pagat. Pagat nuk janë asnjëherë mjaft, por kanë vazhduar të rriten dhe të rriten përsëri e përsëri, ndërkohë që borxhi publik është ulur vijimësisht në nivele historike. Sot shërbimet janë në masën dërrmuese me një klik përmes celularit apo kompjuterit më të afërt.
Sot Shqipëria është një vend tjetër dhe me këto arritje, me këtë bazë unë do të vazhdoj bashkë me ju ta çojmë Shqipërinë përpara, të ndërtojmë atë Europë këtu që na është mohuar për kaq e kaq shumë dekada e shekuj. Do të mbrojmë të drejtën e çdo studenti shqiptar për t’u arsimuar. Do të mbrojmë të drejtën e çdo shqiptari për të punuar dhe jetuar me punë të ndershme”, tha Rama.
https://euronews.al/protestat-studentore-ne-vend-amp-po-verifikojme-cdo-shkelje-ligjore-nga-punonjesit-e-policise/
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, AMP ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me tensionet e regjistruara në protestat studentore në vend. AMP në reagim thekson se po monitoron situatën për të evidentuar dhe verifikuar çdo rasti të shkeljeve ligjore nga efektivët e policisë.
Më tej theksohet se AMP ka mbledhur materiale filmike nga mediat dhe pamje të publikuara në rrjetet sociale të cilat do t’i nënshtrohen analizës dhe verifikimit përkatës për sqarimin e plotë të rrethanave të çdo rasti dhe përcaktimin e përgjegjësive.
Njoftimi i plotë:
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka monitoruar situatën e krijuar gjatë protestave të zhvilluara në Tiranë dhe në qytete të tjera të vendit, me fokus evidentimin dhe verifikimin e çdo rasti të dyshuar për shkelje ligjore nga punonjësit e Policisë së Shtetit gjatë ushtrimit të detyrës.
Në kuadër të këtij procesi, punonjës të AMP-së kanë qenë të pranishëm në terren gjatë zhvillimit të protestave, duke evidentuar raste konkrete.
Gjithashtu, AMP ka administruar materiale filmike të transmetuara nga mediat audiovizive, si dhe pamje të publikuara në rrjetet sociale. Të gjitha materialet e administruara do t’i nënshtrohen analizës dhe verifikimit përkatës, me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të çdo rasti dhe përcaktimin e përgjegjësive, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Për rastet e evidentuara, AMP po vijon veprimet në përputhje me kompetencat e saj ligjore, në bashkëpunim dhe koordinim me strukturat përkatëse të Policisë së Shtetit, për shkëmbimin e informacionit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjeve, pa cenuar pavarësinë e procesit të verifikimit dhe hetimit. Për rastet kur janë evidentuar të dhëna që përmbajnë elemente të veprave penale, veprimet procedurale vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
AMP mbetet e angazhuar në përmbushjen me përgjegjësi të misionit të saj ligjor, përmes pranisë aktive në terren, monitorimit të vazhdueshëm dhe verifikimit të çdo rasti që lidhet me ushtrimin e detyrës nga punonjësit e Policisë së Shtetit. Agjencia do të vijojë të bashkëpunojë me institucionet përgjegjëse, duke garantuar paanshmërinë, llogaridhënien dhe zbatimin e ligjit, si dhe respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve.
Rinisin tensionet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, protestuesit qëllojnë me gurë, policia i shpërndan me ujë
“Të gjithë në këmbë”, Berisha: Qytetarët në të gjitha rrethet të mobilizohen për mosbindje civile
Protestues dhe policë të lënduar nga protesta, ministrja e Shëndetësisë shkon në Spitalin e Traumës
- 20:49 Rinisin tensionet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, protestuesit qëllojnë me gurë, policia i shpërndan me ujë
- 20:46 “Të gjithë në këmbë”, Berisha: Qytetarët në të gjitha rrethet të mobilizohen për mosbindje civile
- 20:43 Protestues dhe policë të lënduar nga protesta, ministrja e Shëndetësisë shkon në Spitalin e Traumës
- 20:27 Kaos në rrugën e Dibrës, policia tenton t’i largojë protestuesit, ata kundërpërgjigjen me gurë e flakadanë
- 20:20 Tensione në Rrugën e Dibrës, policia ndërhyn me gaz lotsjellës dhe plumba gome
- 20:01 Drejtori i Policisë së Tiranës paraqitet në Spitalin e Traumës me krahun e fashuar, u lëndua gjatë protestës