Ramadani e cilëson deklaratën e Zaharovës për Kosovën si kërcënim të hapur nga Kremlini dhe Daçiqi

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar pasi zyrtarja ruse Maria Zaharova deklaroi se Kosova është Serbi. Në Facebook, ai publikoi një video nga takimi i saj me Ivica Daçiqin dhe e vlerësoi mesazhin si kërcënim të drejtpërdrejtë.

Ramadani tha se deklarata nuk duhet marrë si shaka, por kërkon reagim të ashpër. Ai përmendi edhe të kaluarën politike të Daçiqit, duke kujtuar se ky i fundit kishte shërbyer si zëdhënës i regjimit të Slobodan Millosheviqit.

Të lidhura

None found

Në reagimin e tij, Ramadani shkroi:

“Kërcënim i drejtpërdrejtë nga Kremlini dhe Daçiqi.

Fjalia, videoja dhe mesazhi i Maria Zaharovës së Kremlinit dhe Ivica Daçiqit nga Serbia nuk janë asgjë më pak se një kërcënim i drejtpërdrejtë.

‘Dua t’ju them atë që ma thonë shumë miq serbë: Kosova është Serbi!’, deklaron Zaharova e Vladimir Putinit, gjakatarit të kohës së sotme.

Ky trashaluq i vogël e i rrumbullakët ka qenë zëdhënës i Millosheviqit.

Kosova dhe të gjithë miqtë tanë duhet të reagojnë ashpër. Kjo nuk është shaka, por kërcënim i hapur.”


Shtuar më 17.10.2026 11:59