Juventus, sqarimi Spalletti-Conceiçao, portugezi dha shpjegime me trajnerin dhe me Carnevalin
Vetëm pak ndeshje i kanë mjaftuar Jonathan David për të fituar zemrat te Atletico Madrid dhe për të bindur drejtuesit e klubit për të blerë përfundimisht kartonin e futbollistit.
I ardhur në Madrid në ditën e fundit të merkatos në formë huazimi deri në përfundim të sezonit, diti të shfrytëzojë mundësitë që i dha Diego Pablo Simeone, kjo falë edhe problemet me gjendjen e Julian Alvarez dhe dëmtimit të Alexander Sorloth.
Në La Liga, bilanci i Jonathan David është 3 gola dhe 2 asist në 6 ndeshje duke treguar një integrim perfekt të tij në skemat e trajnerit argjetinas. Ai që konfirmoi se David po bëhet i rëndësishëm në mekanizmat e skuadrës ishin edhe fjalët e Simeones pas fitores 2-0 ndaj Manchester United në Ligën e Kampioneve.
‘Pati një impakt të madh te skuadra. David ka diçka që më parë nuk e kishim, është një sulmues që lëviz në mënyrë natyrale në të djathtë dhe që bën një punë të madhe edhe në aspektin difensiv. për skuadrën’-ishin fjalët e Simeones.
Sipas të përditshmes spanjolle Relevo, Atletico Madrid po e mendon seriozisht të ushtrojë të drejtën e blerjes përfundimtare të kartonit për të cilën ka arritur akordin me Juventusin dhe ka përfshirë në programet e tij financiare fondet e nevojshme. Klubi spanjoll do të tentojë të negociojë detajet me Juventusin, por shifra për blerjen e kartonit të tij është 25 milionë euro. Në pritje të formalizimit të blerjes përfundimtare, kartoni i futbollistit mbetet në pronësi të Juventusit që është në pritje të zhvilimeve të një operacioni i destinuar që të ndikojë pozitivisht edhe për strategjitë e ardhshme të merkatos se bardhezinjve.
Top Channel