Kancelari gjerman Friedrich Merz tha një ditë më parë në Bruksel, se Moldavia dhe Mali i Zi kanë bërë dukshëm më shumë përparim në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin evropian dhe se vendimet për anëtarësimin duhet të merren pikërisht mbi bazën e këtyre përparimeve. Ndërsa zyrtarët evropianë, në deklaratat e tyre e kanë shoqëruar shpesh emrin e malit të zi me atë të shqipërisë kur kanë folur për zgjerimin e bllokut, kancelari Merz e zëvendësoi atë me Moldavinë. Pas takimit të liderëve të BE-së në bruksel, të premten, Merz tha për zgjerimin: