Karoglan debuton ndaj Vorës, Partizani kërkon të lërë pas gabimet e Bratus

Partizani do të zbresë nesër në fushë për ndeshjen e javës së 7-të të Superiores, ku do të përballet me Vorën. Takimi është programuar të nisë në orën 13:30.

Të lidhura

None found

Përballja me vorakët do të shënojë edhe debutimin zyrtar të Mislav Karoglanit në stolin e Partizanit. Trajneri kroat merr përsipër të rikthejë besimin te “Demat”, i cili u dëmtua gjatë periudhës së Florin Bratus, të larguar pas një serie paraqitjesh negative dhe shumë pikëpyetjesh.

Karoglan shpreson që eksperienca e tij t’i japë skuadrës shtysën e nevojshme për të reaguar, edhe pse përballë do të ketë një ekip që ndodhet në një situatë të ngjashme. Për trajnerin kroat presioni është i konsiderueshëm, pasi detyra e tij është të rikthejë në rrugën e duhur një skuadër që aktualisht është jashtë orbitës. Ndeshja me Vorën do të jetë prova e parë për të bindur drejtuesit e Partizanit se zgjedhja e tyre nuk ishte e gabuar.


Shtuar më 17.10.2026 12:33