Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Dy të ndaluar në Tiranë për ngjarje me armë zjarri, njëri dyshohet për plagosjen e 54-vjeçarit

    Policia nis hetimet ndaj Ilirjana Kuçanës, dyshohet për përfshirjen e të miturve në protesta

    Gjykata amerikane urdhëron rikthimin e Lotarisë së Green Card për vitin 2027, ja afatet e aplikimit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Dy të ndaluar në Tiranë për ngjarje me armë zjarri, njëri dyshohet për plagosjen e 54-vjeçarit
    Aktualitet

    Dy të ndaluar në Tiranë për ngjarje me armë zjarri, njëri dyshohet për plagosjen e 54-vjeçarit

    October 17, 2026
    Krim në familje në Vaun e Dejës, burri plagos gruan me çekiç! Bie në pranga, 68-vjeçarja në gjendje të rëndë (EMRAT)

    Policia e Tiranës ka ndaluar dy persona të dyshuar për përfshirje në ngjarje të ndryshme kriminale me armë zjarri.

    Njëri prej tyre dyshohet se ka qëlluar me armë në drejtim të një servisi pranë mbikalimit të Kasharit, më 10 shtator 2026, ndërsa personi tjetër akuzohet për plagosjen me armë zjarri të një 54-vjeçari, më 14 tetor.

    Sipas njoftimit të Policisë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Personit kanë ndaluar shtetasin V. T., 30 vjeç. Ai dyshohet se, në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një servisi pranë mbikalimit të Kasharit.

    Ndërkohë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Gjurmimi”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 në Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kavajë, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin S. D., 33 vjeç, i shpallur më parë në kërkim.

    Ai dyshohet se më 14 tetor 2026, në rrugën “Kadri Prishtina”, ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin G. A., 54 vjeç. Për këtë ngjarje, 33-vjeçari dyshohet për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

    Materialet procedurale për të dyja rastet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

    arme zjarri arrestim kashar policia
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Dy të ndaluar në Tiranë për ngjarje me armë zjarri, njëri dyshohet për plagosjen e 54-vjeçarit

    October 17, 2026

    Policia nis hetimet ndaj Ilirjana Kuçanës, dyshohet për përfshirjen e të miturve në protesta

    October 17, 2026

    Gjykata amerikane urdhëron rikthimin e Lotarisë së Green Card për vitin 2027, ja afatet e aplikimit

    October 17, 2026

    Rama prezanton “Dëmi im” në E-Albania: 10 grupe të Tatimeve në terren për verifikimin e dëmeve nga protestat

    October 17, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    10 tetori sjell një fillim të ri: këto shenja të horoskopit duhet të lënë pas të shkuarën

    Dashuria, flirtet dhe surprizat financiare: Ja çfarë kanë rezervuar yjet për këtë të diel

    Mijëra protestues në Spanjë për krizën e strehimit, kërkohet mbrojtje më e madhe për qiramarrësit

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.