Gjendja shëndetësore e 21-vjeçarit Muhamed Skana, i cili u sulmua nga një efektiv policie gjatë protestës në Tiranë, pavarësisht gjendjes së rëndë, është stabilizuar.

Report Tv, pas telefonatës me një nga familjarët e tij ka mësuar se i riu po merr ndihmë mjeksore në Spitalin e Traumës në pavionin e Neurokirurgjisë, ku po pritet të normalizohet edhe më tej gjendja e tij shëndetësore.

Po ashtu mësohet se 21-vjeçari Skana, ka marrë dëmtime në kokë dhe në shtyllën kurrizore. Në një lidhje telefonike familjaria e tij u shpreh se Skana tashmë është në kontroll mjekësor intenisv dhe po shpresohet që situata të normalizohet.

Kujtojmë se i riu u sulmua nga një efektiv policie teksa po qëndronte në këmbë. Efektivi i shkoi më vrap dhe e goditi me mburojën e Policisë, duke e rrëzuar në tokë.