“Dora e zezë” dhe e huaj organizoi protestat? Dudushi: Rama e përdor edhe për lojë politike, agjenti nuk e ka të shkruar në ball

Gazetari Alban Dudushi ka komentuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama, i cili ka thënë se protestat po i organizon një “dorë e huaj dhe e zezë” që nuk do zhvillimin e vendit.
Në një intervistë për edicionin maratonë të lajmeve në Vizion Plus ai tha se deklaratat e kryeministrit janë edhe për lojë politike drejtuar të tijëve por edhe atyre që kanë pakënaqësi por nuk dalin në shesh.
“Po ta shikosh nga ana e kryeministrit, kjo dora e huaj dhe e zezë po na ngatërron vendin. edhe vetë kryeministri e hedh për mbështetësit e tij dhepër atë pjesë që është e pakqnaqur por nuk del nën shesh. Ai po bën lojën e tij politike. Kemi edhepalën tjetër, atë të aksionit që janë të motivuar për të kërkuar dorëheqjen e Ramës. Ata thonë është propagandë e bajatshme e kryeministrit.
Njerëzit mund të dalin për shumë arsye se kanë pakënaqësi. Me vitet që kalojnë, akumulimi bëhet më i madh. çdo lloj lëvizje, 2 veta apo 2 mijë veta duhen dëgjuar sepse kanë motiv. Kjo nuk e përjashton që në një situatë të agravuar, të përfitojnë edhe vende që nuk janë dashamirëse ndaj shqipërisë apo që kanë përplasje me këtë qeveri. Ka lojë interesash gjeopolitike. Nuk përjashtohet mënyra si veprohet. Agjentët nuk e kanë të shkrojtur në ballë që janë agjentët, agjentët veprojnë edhe përmes fake news. Lufta hibride ësjtë në çdo demolkraci. Arsyet e mllefit ndikohen edhe nga halli i njëri tjetrit”, tha Dudushi në Vizion Plus.




