Kryetari i PD-së, Sali Berisha e cilësoi javën e fundit si shpërthimin e revoltës studentore në vend, duke theksuar se protestat e studentëve dhe gjimnazistëve në Tiranë dhe qytete të tjera dëshmojnë se rinia nuk pajtohet me qeverisjen e Edi Ramës.
Ndër të tjera, Berisha tha se policia mori gaz nga ushtria për t’ua hedhur studentëve.
“Askush nuk mund të imagjinojë sasitë kolosale të gazit që janë hedhur. U garantoj se nuk është çështje profesionalizimi, por shtazëri e urdhëruar nga Edi Rama dhe zbatim nga narkopolicë, nga njerëz që nuk meritojnë të quhen njerëz.
Të gjitha rezervat e gazit u nxorën dhe është përdorur gazi i skaduar me efekte shumë më toksike dhe negative.
Janë marrë nga ushtria sasi kolosale gazi.
Është hedhur gaz në këto dy protesta më shumë se gjatë 30 viteve në protesta të marra së bashku.
Nuk ka pasur ndonjëherë qëndrim kaq shtazor policia e Edi Ramës, që përpiqet të mbrojë një narkodiktator të urryer, i cili nuk do ketë vrimë miu të shpëtojë, po nuk dha dorëheqjen.”,- u shpreh Berisha ndër të tjera.













