Ish-ministri Lleshaj: Protestuesit të ruhen nga të infiltruarit, besoj që ka shërbime të huaja

Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka ngritur dyshime për përfshirjen e shërbimeve të huaja në protestën e studentëve, duke u bërë thirrje të rinjve të tregojnë kujdes ndaj personave të infiltruar. Ai deklaroi se beson që shërbime të huaja mund të jenë të përfshira në protestë, ndërsa theksoi se përgjegjësia për t’i identifikuar dhe parandaluar u takon institucioneve shqiptare.

“Unë e besoj fort që shërbimet e huaja infiltrojnë protesta të tilla. Paguhen për këtë punë, për të destabilizuar, minuar dhe vonuar progresin e një vendi”, u shpreh Lleshaj në ”A2cnn”. Sipas ish-ministrit, nëse ekziston një rrezik i tillë, institucionet e sigurisë duhet të marrin masa konkrete dhe jo të mjaftohen me deklarata publike. “Nëse një shërbim i infiltruar vepron në Shqipëri, pyetja është: ku është shërbimi ynë? A kemi edhe ne një shërbim që na mbron prej tyre?”, deklaroi ai.

Lleshaj shtoi se qeveria duhet të fokusohet te veprimet dhe vendimmarrja, duke argumentuar se në situata të tilla institucionet kanë përgjegjësi të drejtpërdrejtë për garantimin e sigurisë. I pyetur nëse priste dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Ervin Demo, ish-ministri u shpreh se përgjegjësia politike duhet të mbahet nga drejtuesit, duke sjellë si shembull edhe vendimin e tij për t’u larguar nga detyra pas një incidenti të ndodhur gjatë kohës kur drejtonte Ministrinë e Brendshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nëse policët çedojnë, përgjegjësia është e ministrit të tyre. Nëse shoqëria çedon, përgjegjësia është e establishmentit dhe udhëheqjes së saj”, theksoi Lleshaj. Ai kujtoi se dorëheqjen e tij e kishte konsideruar një nga vendimet më të rëndësishme të karrierës, duke e cilësuar atë si një akt që i kishte dhënë një këndvështrim tjetër mbi përgjegjësinë në detyrë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjatë intervistës, Lleshaj vlerësoi gjithashtu rolin e të rinjve në protestë, duke theksuar se kërkesat e tyre duhet të dëgjohen dhe se kjo lëvizje mund të ndikojë në të ardhmen politike të vendit. “Këta të rinj kanë të drejtë të dëgjohen. Këta të rinj duhet ta përcaktojnë qeverinë e re. Kjo frymë e re, për mendimin tim, është frymë e shëndoshë”, deklaroi ish-ministri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A jeni dakort me djegiet e bizneseve që po bëjnë protestuesit?