Aktualitet

Tubimi përpara Ministrisë së Arsimit, lëndohet një protestues me plumb gome

Pamje të rënda vijnë nga protesta te Rruga e Durrësit.

Pas denoncimeve dhe raportimeve se policia ka qëlluar drejt protestuese me plumba gome, një prej të rinjve ka treguar edhe pikën ku ai është plagosur.

Siç duket edhe në pamje, i riu është qëlluar me plumb gome shumë pranë kokës, në zonën e qafës.

Ai ka shprehur revoltën e tij por edhe qëndresën për të vijuar protestën kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.