Lajmi i fundit

LIVE - Dita e 5-të e protestave studentore, Tirana në tension

Berisha: PD i ka njerëzit e vet në terren për të mbështetur protestën dhe për të mbrojtur protestuesit

13:36, 17/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se Partia Demokratike i ka njerëzit e saj në terren për të mbështetur protestën studentore dhe për të mbrojtur protestuesit.

Ai tha se PD-ja do të qëndrojë pranë protestës deri në fund, duke theksuar se ajo duhet të ruajë karakterin studentor dhe idealet e saj.

Berisha theksoi se mes protestuesve ka provokatorë, agjentë të policisë kriminale dhe ekstremistë të majtë, por u shpreh se ata nuk do të arrijnë ta dëmtojnë protestën.

Pyetje-përgjigje

Ola Kepi: Kryeministri ka fajësuar opozitën për dhunën ndaj protestave, ndërkohë në një epokë të rrjeteve sociale të rinjtë që kanë dalë në protestë denoncojnë mercenarë serbë dhe civilë të infiltruar mes protestuesve për rrëmbim dhe shkatërrim biznesesh. Dhe pronarët e bizneseve kanë deklaruar të njëjtën gjë. A mundet PD të nxjerrë në terren njerëzit e vet dhe t’u hapë direktiva që të mbrojnë çdo protestues?

Sali Berisha: PD, të garantoj që i ka njerëzit e vet në terren, në protestë dhe do t’i ketë gjer ditën e fundit të fitores së saj. 
Për këtë nuk ka asnjë dyshim.

PD i ka njerëzit e vet në terren për të mbështetur protestën dhe për të mbrojtur protestuesit.

Kështu që nuk ndahemi ne nga kjo protestë.

Protesta është studentore dhe ata që duan të bëjnë Makbethin e saj, do ta pësojnë dhe nuk do mund të luajnë rolet që luajtën në protestën tjetër.

Kjo është protesta e idealeve dhe do mbetet e tillë gjer në fund.

Aty, për fat të mirë, është edhe një pjesë e shkëlqyer idealiste e atyre që protestuan 150 ditë apo më shumë.

Ata janë aty.

Ka prapë midis tyre provokatorë, agjentë të policisë kriminale, ka ekstremistë të majtë të cilët janë në mision korrigjimi të Edi Ramës, por nuk mund ta dëmtojnë protestën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco