Ky është një prej protestuesve i cili u godit në gjoks nga një plumb gome, gjatë protestës para Ministrisë së Arsimit. Ai ka treguar para kamerave plumbin e gomës, për të cilin pretendon se është qëlluar nga Policia gjatë përplasjes me protestuesit.
Ngjarja vjen në një moment kur situata në protestë është përshkallëzuar, ndërsa raportimet nga terreni flasin për përdorimin e plumbave të gomës ndaj qytetarëve. Protestuesi ka ekspozuar municionin, duke e bërë atë pjesë të dëshmisë së tij për atë që ka ndodhur gjatë tubimit.