Protestë edhe në stadiume, tifozat e ndeshjes Tirana-Laçi në mbështetje të studentëve
17 Tetor 2026 |
14:34
Edhe në ndeshjen mes Tiranës dhe Laçit është shfaqur fryma e protestës, pasi tifogrupi “Fanatics” është larguar nga stadiumi vetëm pesë minuta pas nisjes së takimit, në shenjë solidariteti me protestën e studentëve.
Përmes një mesazhi nga ana e tyre, tifozët kanë bërë të ditur se vendimi për t’u larguar nga tribunat vjen si një formë mbështetjeje për studentët dhe kauzën e tyre.
“Kur padrejtësia bëhet ligj, rezistenca bëhet detyrim”, thuhet në banderolën e tifogrupit, i cili shpreh qëndrimin e tyre ndaj situatës.
Në reagimin e tyre, “Fanatics” u kanë bërë thirrje edhe grupeve të tjera të tifozëve që t’i bashkohen studentëve, duke e zhvendosur mesazhin e solidaritetit përtej tribunave të stadiumit.
Lajme të Sugjeruara
Protestuesi tregon kraharorin: Policia më gjuajti me plumb gomë (VIDEO)
Gjatë tensioneve të shënuara ditën e sotme të protestës, ajo çfarë është deklaruar nga një protestues është se ka pësuar një goditje që ai pretendon...
Protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, kundërpërgjigjen me ujë (VIDEO)
Situata në kryeqytet vazhdon të mbetet e tensionuar, me përplasje të ashpra përgjatë Rrugës së Durrësit. Protestuesit vijojnë të hedhin gurë në drejtim të policisë...
Hidhet gaz lotsjellës, tym para Ministrisë së Arsimit! Protestuesit nisin marshimin
Situata para Ministrisë së Arsimit vijon e tensionuar, teksa policia ka hedhur gaz lotsjellës. Siç shihet edhe nga pamjet, “Rruga e Durrësit” është ‘pushtuar’ nga...
- 14:27 Gati 100 vjet pas vjedhjes, rikthehet në ekspozitë Diamanti rozë “Grand Condé” në Francë
- 14:17 Valë e re e protestave në Francë, paralajmërohen mbi 80 marshime në gjithë vendin
- 14:02 Protestuesi tregon kraharorin: Policia më gjuajti me plumb gomë (VIDEO)
- 13:46 Protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, kundërpërgjigjen me ujë (VIDEO)
- 13:41 Vatikani: Papa Leo do të dalë sot nga spitali pas ndërhyrjes kirurgjikale
- 13:25 Hidhet gaz lotsjellës, tym para Ministrisë së Arsimit! Protestuesit nisin marshimin