VIDEO/ Më kërcënove se do më hiqje nga shkolla, studentja përballet në avion me Bledi Çuçin dhe bashkëshorten e tij Delina Fico, i merret telefoni nga dora

Një përballje mes një studenteje dhe deputetit të Partisë Socialiste, Bledi Çuç, si dhe bashkëshortes së tij, Delina Fico, është regjistruar në bordin e një avioni.

Në videon që po qarkullon, studentja dëgjohet t’i drejtohet Çuçit duke e akuzuar se e ka kërcënuar me përjashtim nga shkolla. “Më kërcënove se do më hiqje nga shkolla”, dëgjohet të thotë e reja gjatë debatit.

Të lidhura

None found

Mes saj, Çuçit dhe bashkëshortes së tij zhvillohet një shkëmbim replikash, ndërsa studentes i merret telefoni nga dora.

 


Shtuar më 17.10.2026 14:32