• Kontakt
Saturday, October 17, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Trazirat pushtojnë kryeqytetin/ REL: Ç’po ndodh në protestën antiqeveritare në Tiranë

14:58 : 17/10/2026
në AKTUALITET, KRONIKE

Mijëra të rinj shqiptarë u mblodhën të shtunën para Ministrisë së Arsimit, në qendër të Tiranës, në ditën e pestë të një lëvizjeje studentore që po merr hov, kundër Qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Protesta u përshkallëzua në dhunë kur një grup të rinjsh të maskuar hodhën gurë drejt policisë së trazirave, e cila u kundërpërgjigj me granata trullosëse, gaz lotsjellës dhe topa uji.

Protesta e sotme u thirr si tubim gjithëpërfshirës kombëtar, ku përveç studentëve dhe gjimnazistëve, pritej të merrnin pjesë edhe qytetarë dhe përfaqësues të ndryshëm nga diaspora.

Protestat kundër korrupsionit dhe mungesës së vendeve të punës kanë nisur të përhapen në mbarë Shqipërinë, por Rama i ka hedhur poshtë thirrjet për dorëheqje.

Sipas të dhënave të Policisë, deri më tani janë ndaluar 500 protestues, 330 prej të cilëve janë liruar. Rreth 120 policë dhe 45 protestues janë regjistruar si të lënduar, ndonëse ka të ngjarë që shumë raste të lëndimeve të protestuesve të mos jenë regjistruar.

Lexo edhe:

FOTO/ Dy protestues të tjerë të goditur me plumb gome, njëri i plagosur në sy

FOTO/ Momenti kur polici mbush armën me plumb gome dhe qëllon!

Avokati i Popullit, Endrit Shabani ka publikuar gjetjet paraprake të monitorimit të kryer gjatë katër ditëve të protestave në vend, duke gjetur shqetësime që lidhen me kushtet e ndalimit, trajtimin e të miturve dhe pretendimet për përdorim të dhunës ndaj personave të privuar nga liria.

Në një deklaratë për mediat, Shabani bëri të ditur se ekipet e Mekanizmit Kombëtar për Parandalimin e Torturës kanë monitoruar situatën në komisariatet nr. 1 deri në nr. 6 në Tiranë, në Bllokun e Sigurisë, në Spitalin e Traumës, si dhe në komisariatet e Korçës, Vlorës dhe Shkodrës.

Sipas Avokatit të Popullit, gjatë 72 orëve të fundit janë kontaktuar 214 persona të ndaluar, ndërsa janë zhvilluar intervista konfidenciale me të arrestuar, të shoqëruar, persona të lënduar, mjekë dhe psikologë.

Shabani njoftoi gjithashtu se vetëm në datat 14 dhe 15 tetor, në Spitalin e Traumës kanë marrë shërbim 128 persona, prej të cilëve 86 punonjës policie, 38 protestues dhe 5 të mitur.

Avokati i Popullit dënoi të gjitha format e dhunës që kanë shoqëruar protestat e ditëve të fundit.

“Dënojmë dhunën ndaj policëve. Dënojmë dhunën ndaj protestuesve. Dënojmë dëmtimin e pronës publike dhe të pronës private, përfshirë bizneset”, thuhet në deklaratë.

Cilat janë kërkesat e protestuesve?

Studentët thonë se protestojnë kundër kostove të larta të arsimit dhe korrupsionit qeveritar, ndërsa kërkesë kryesore kanë dorëheqjen e Qeverisë së udhëhequr nga Edi Rama. Atyre u janë bashkuar edhe nxënës të shkollave të mesme. Mësimi është bojkotuar në universitete në Tiranë dhe në disa qytete të tjera, si dhe në disa gjimnaze të kryeqytetit.

Ata thonë se janë të zemëruar edhe për shitjen e zonave të paprekura të bregdetit shqiptar për ndërtimin e një kompleksi turistik luksoz, të mbështetur nga Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump.

Trazirat përbëjnë sfidë për Ramën, i cili fitoi mandatin e katërt vitin e kaluar, duke premtuar se do ta udhëheqë Shqipërinë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ai synon që vendi të anëtarësohet në BE që në vitin 2028.

Më herët të premten, Rama bëri thirrje për qetësi dhe fajësoi “duart e huaja” për trazirat e dhunshme disaditore. Ai nuk i identifikoi ato, por tha se po synojnë të pengojnë përpjekjet e vendit të tij për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

“Këto janë duar të huaja që nuk e duan Shqipërinë të qetë”, tha ai në një video të publikuar në faqen e tij në Facebook.

Rama këmbënguli se protestat nuk kanë të bëjnë “fare me hallet, me problemet, me aspiratat legjitime të gjithkujt që dëshiron një jetë më të mirë”.

“E gjithë kjo është po ajo dorë, po ajo dorë që e ka kapur për fyti opozitën shqiptare, dhe që e ka djegur dhe shkatërruar jo një herë Shqipërinë, dhe që është gati ta djegë e ta shkatërrojë përsëri, për të mos e lënë të bëjë përpara”, tha ai. /REL

Etiketa: Edi RamaprotesteqeveriastudenteTirane

Lajme të lidhura

AKTUALITET

FOTO/ Dy protestues të tjerë të goditur me plumb gome, njëri i plagosur në sy

14:49 : 17/10/2026
KRONIKE

FOTO/ Momenti kur polici mbush armën me plumb gome dhe qëllon!

14:27 : 17/10/2026
AKTUALITET

Pototestuesit i bie të fikët, kërkohet me urgjencë ambulanca

14:12 : 17/10/2026
AKTUALITET

“Më kërcënove…”/ Studentja përballet në avion me Bledi Çuçin, i merret telefoni nga dora

13:56 : 17/10/2026
AKTUALITET

Kaos në rrugën e Durrësit/ Policia rrethon protestuesit mes lagjeve, ujë me presion e gaz lotsjellës

13:51 : 17/10/2026
AKTUALITET

Skandali/ Pasi plaçkisin dyqanet, ‘protestuesit’ rikthehen në shesh “të revoltuar” (VIDEO)

13:31 : 17/10/2026

TË GJITHA

Trazirat pushtojnë kryeqytetin/ REL: Ç’po ndodh në protestën antiqeveritare në Tiranë

14:58 : 17/10/2026

FOTO/ Dy protestues të tjerë të goditur me plumb gome, njëri i plagosur në sy

14:49 : 17/10/2026

Protestat/ Nuri: PD çon te ndërkombëtarët provat për dhunën policore

14:39 : 17/10/2026

FOTO/ Momenti kur polici mbush armën me plumb gome dhe qëllon!

14:27 : 17/10/2026

Pototestuesit i bie të fikët, kërkohet me urgjencë ambulanca

14:12 : 17/10/2026

“Më kërcënove…”/ Studentja përballet në avion me Bledi Çuçin, i merret telefoni nga dora

13:56 : 17/10/2026

Kaos në rrugën e Durrësit/ Policia rrethon protestuesit mes lagjeve, ujë me presion e gaz lotsjellës

13:51 : 17/10/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com