Tensionet te Ministria e Arsimit, transportohet me ambulancë edhe një protestues tjetër! Nis marshimi

17 Tetor 2026 | 15:06

Një tjetër protestues është transportuar me ambulancë drejt spitalit. Sipas pamjeve, dyshohet se protestuesi kishte probleme nga gazi lotsjellës, ndërsa dyshohet gjithashtu se kishte edhe probleme me këmbën.

Pas kësaj, ka mbërritur edhe një ambulancë e dytë, e cila gjithashtu është larguar.

Ndërkohë, ka nisur edhe marshimi i protestuesve, të cilët janë larguar nga Ministria e Arsimit dhe destinacioni i radhës ende nuk dihet.

Ndërkohë, Rruga e Durrësit po boshatiset nga protestuesit, të cilët kanë nisur marshimin e parë, ndryshe nga herët e tjera.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestë në Shkodër, të rinjtë marshojnë nën vëzhgimin e policisë

Rreth orës 14:45 ka nisur edhe në Shkodër një marshim proteste në rrugët e qytetit. Të rinjtë, me flamuj kombëtarë në duar, po marshojnë të...
15:03 | 17/10/2026

Të lënduar nga plumbat e gomës gjatë protestës, ambulanca u jep ndihmën e parë të rinjve (VIDEO)

Disa të rinj janë lënduar gjatë protestës, pasi dyshohet se janë qëlluar me plumba gome. Në vendngjarje ka mbërritur një ambulancë, e cila u ka...
14:44 | 17/10/2026

Protestë edhe në stadiume, tifozat e ndeshjes Tirana-Laçi në mbështetje të studentëve

Edhe në ndeshjen mes Tiranës dhe Laçit është shfaqur fryma e protestës, pasi tifogrupi “Fanatics” është larguar nga stadiumi vetëm pesë minuta pas nisjes së...
14:34 | 17/10/2026