Arsimi, mundësitë për punë, strehimi dhe politikat e qeverive janë ndër çështjet për të cilat të rinjtë po u kërkojnë përgjigje autoriteteve përmes protestave, nga Franca deri në Indi.
Të lidhura
None found

Sipas BBC-së, ndonëse nxitësit e këtyre tubimeve nuk janë të njëjtë në çdo shtet, brezi i ri shpreh pakënaqësi të ngjashme, të lidhura me perspektivën ekonomike dhe shoqërore.

BBC News, përmes raportimeve nga shtete të ndryshme, përcjell dëshmi për motivet që i kanë çuar të rinjtë në rrugë, për atë që kërkojnë dhe për pasojat e këtyre lëvizjeve në jetën politike e shoqërore.


Bilanci i protestave të drejtuara nga Gjenerata Z gjatë viteve të fundit nuk ka qenë i njëjtë: disa kanë sjellë rrëzimin e qeverive dhe kanë imponuar ndryshime në politikë, ndërsa të tjera janë shuar pa i përmbushur synimet.

Këto protesta tregojnë se pakënaqësia rinore ka potencialin të marrë përmasat e një lëvizjeje të gjerë shoqërore. Megjithatë, arritjet e saj kushtëzohen nga konteksti politik dhe mundësia për ta mbajtur gjallë mobilizimin në kohë.








