Protestuesit drejt Kryeministrisë, efektivë të maskuar hedhin gaz lotsjellës nga tarraca e Ministrisë së Brendshme

Ndërsa përplasjet dhe kaosi kanë përfshirë Rrugën e Durrësit me përdorimin e gazit lotsjellës dhe ujit me presion nga forcat e policisë, situata në terren po merr një tjetër rrjedhë dinamike.

Raportohet se turma e protestuesve ka nisur të zhvendoset masivisht nga pika ku ndodhej e stacionuar.

Të lidhura

None found

Mes thirrjeve të njëpasnjëshme dhe kaosit në rrugë, protestuesit po organizohen për t’u drejtuar drejt selisë qendrore të Partisë Socialiste dhe rrugëve të tjera ku ndodhen institucionet qeveritare.

Kordonët e policisë dhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë janë vënë menjëherë në lëvizje për të riorganizuar perimetrin e sigurisë rreth selisë së mazhorancës, ndërsa situata mbetet mjaft e tensionuar dhe e paparashikueshme.


Shtuar më 17.10.2026 15:26