Vendi
Tre protestues mbërrijnë në QSUT, Ministria e Shëndetësisë jep detaje për gjendjen e tyre

Tre protestues janë paraqitur në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT), ku po marrin trajtim mjekësor në urgjencë.
Sipas përditësimit të të Ministrisë së Shëndetësisë, të tre personat paraqiten në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë të vetëdijshëm.
Reklamë
Njëri prej protestuesve ka deklaruar se është lënduar gjatë protestës së djeshme, por është paraqitur sot në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Tre protestuesit po marrin aktualisht trajtimin e nevojshëm në urgjencën e QSUT-së.
/vizionplus.tv
Vazhdo të lexosh
Reklamë




