Pas derbit Tirana ka siguruar një tjetër 3 pikësh në Superligë, duke mposhtur me rezultatin minimal 1-0 Laçin. Golin e vetëm në ndeshjen e zhvilluar në Vorë e realizoi sulmuesi Daci në pjesën e dytë, duke i ngjitur bardheblutë në kuotën e 11 pikëve pas 7 javësh kampionat, 1 më pak se Dinamo e vendit të tretë. Më shumë se pikët për t’u veçuar është fakti se kjo është fitorja e dytë radhazi në këtë sezon për bardheblutë e drejtuar nga Klafuric.

Gjatë zhvillimit të ndeshjes ra në sy mesazhi i tifozëve ultras të Tiranës, ‘Tirona Fanatics’, lidhur me situatën që po kalon vendi për shkak të protestave. Këta të fundit prej ditësh janë shprehur pro protestës.

“Kur padrejtësia bëhet ligj rezistenca bëhet detyrim,”-shkruajnë ‘Fanatics’.