E shtunë, 17 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Situatë kaotike, bulevardi “Dëshmorët e Kombit” mbulohet nga tymi, i vihet sërish flaka biznesit privat

Situata para godinës së Kryeministrisë është tensionuar, teksa protestuesit kanë hedhur molotovë në drejtim të forcave të policisë.

Në përgjigje të incidenteve, efektivët kanë ndërhyrë me gaz lotsjellës dhe autobotë me ujë, në përpjekje për të shpërndarë protestuesit dhe për të vënë situatën nën kontroll.

Reklamë

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është mbuluar nga tymi, ndërsa përplasjet mes protestuesve dhe policisë vijojnë. Pavarësisht përdorimit të gazit lotsjellës dhe ujit me presion, protestuesit nuk janë tërhequr nga zona përpara Kryeministrisë.

Situata mbetet e tensionuar, ndërsa policia vijon ndërhyrjen për menaxhimin e turmës dhe shpërndarjen e protestuesve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.