Aktualitet

Dita e pestë e protestës, tre protestues mbërrijnë me lëndime në Spitalin e Traumës!

Tre protestues janë paraqitur në Shërbimin e Urgjencës në Spitalin Universitar të Traumës (SUT), ku po marrin trajtim mjekësor. Sipas informacionit të fundit, të tre janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë koshientë.

Njëri prej protestuesve ka deklaruar se është lënduar gjatë ditës së djeshme, por është paraqitur në spital vetëm sot për të marrë ndihmë mjekësore. Ndërkohë, dy protestuesit e tjerë po marrin gjithashtu trajtim në urgjencë.