E shtunë, 17 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef 2 Eps) Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

“Janë bërë thirrje për sulm ndaj efektivëve”, Hita: 132 punonjës policie të lënduar

Drejtori i Policisë, Skëndër Hita, ka njoftuar pezullimin nga detyra të 7 efektivëve të tjerë të Policisë së Shtetit, ndërsa ka bërë të ditur se ka nisur menjëherë hetimi për ngjarjet e fundit.

 Ai ka deklaruar në një konferencë për mediat se asnjë punonjës policie nuk ka marrë urdhër për të vepruar në kundërshtim me ligjin, duke theksuar se përdorimi i mjeteve policore bëhet në përputhje me kuadrin ligjor.

Reklamë

 Hita bëri gjithashtu të ditur se 132 punonjës policie janë dëmtuar gjatë akteve të dhunës, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve të ndalin sulmet dhe kërcënimet ndaj uniformave blu.

Hita: Janë arrestuar 167 shtetas dhe janë proceduar 388 të tjerë. Janë pezulluar edhe 7 punonjës policie, ndaj të cilëve ka nisur menjëherë hetimi disiplinor. Dua ti siguroj qytetarët se asnjë punonjës policie nuk ka marrë urdhër për të vepruar në kundërshtim me procedurat standarde. Punonjësit e policisë janë instruktuar vazhdimisht që në çdo rast ndërhyrje të zbatojnë gjithë procedurat standarde.

Reklamë

Përdorimi i mjeteve të policisë bëhet në përputhje me kuadrin ligjor dhe me përshkallëzimin e situatës. Janë sekuestruar bomba molotov, llastiqe dhe sende të tjera. Janë dëmtuar 132 punonjës policie. Dua të bëj me dije se në rrjetet sociale, kryesisht në disa grupe, po bëhen thirrje të vazhdueshme për ushtrimin e dhunës ndaj punonjësve të policisë. Këto thirrje janë për të sulmuar efektivët me mjete djegëse e të shpërthimit në masë. Përballë kësaj situate Policia ka marrë gjithë masat për identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.