Drejtori Hita sqaron përdorimin e fishekëve të gomës nga Policia në protestë: 132 efektivë janë të lënduar

Drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka sqaruar përdorimin e fishekëve të gomës këtë të shtunë në protestën studentore në Tiranë, duke theksuar se efektivët i ka përdorur në mënyrë të kufizuar vetëm mjete të lejuara dhe të certifikuara. Hita tha edhe se protestuesit kanë qëlluar me vida e zara metalikë në drejtim të efektivëve.

”Mjetet dhe pajisjet policore të lejuara, që janë përdorur, janë përdorur në mënyrë të kufizuar, pasi nga ana jonë përdoren mjete të përcaktuara, si në të gjitha vendet e BE-së. Policia përdor vetëm pajisje të certifikuara për këtë qëllim. Në këto protesta të dhunshme, nuk mund të mendojmë që një grup i vogël përfaqëson të gjithë protestuesit, si ata të qetë, ashtu edhe ata të dhunshëm. Vida dhe zara, që qëllohen me mjete të tjera, kanë dëmtuar shumë punonjës policie. Një prej punonjësve ka pësuar dëmtime të rënda në gojë dhe në nofull, pasi ka fraktura të shumta”,-tha Hita.

Nga ana tjetër, drejtori i Policisë së Shtetit, bëri të ditur se 132 punonjës policie janë dëmtuar gjatë akteve të dhunës, ndërsa bëri thirrje që qytetarët të ndalin sulmet dhe kërcënimet ndaj uniformave blu. ”Janë pezulluar nga detyra edhe 7 efektivë. Ka nisur menjëherë hetimi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dua t’ju siguroj qytetarëve që asnjë polic s’ka marrë urdhër për të punuar kundër ligjit. Gjatë akteve të dhunës edhe në vendet e BE-së, policia e shtetit përdor mjetet e duhura. Përdorimi i këtyre mjeteve bëhet në përputhje me kuadrin ligjor. Policët janë sulmuar me bombola molotovi, gurë, llastiqe, mjete. Janë dëmtuar 132 punonjës policie.

Swiss Digital Mobile Reklama

Disa prej tyre marrin ndihmë mjekësore. Janë bërë thirrje të vazhdueshme për dhunë ndaj policëve nëpër rrjetet sociale. Edhe gjatë paradites së sotme janë publikuar thirrje për të sulmuar policinë dhe për t’i vënë zjarrin automjeteve, si dhe institucioneve. Policia e Shtetit ka marrë masat për mbrojtjen e policisë dhe institucioneve. Ju bëj thirrje personave që bëjnë këto akte dhune të ndalin menjëherë”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A jeni dakort me djegiet e bizneseve që po bëjnë protestuesit?