Skënder Hita ka dale sot në një konferencë për mediat, ku ka folur për efektivët e policisë që kanë mbetur të plagosur gjatë këtyre ditëve të protestave të dhunshme.
Sipas tij, në Tiranë dhe Shkodër janë 132 punonjës policie që janë sulmuar me vida, lënë pirotenknike dhe lëndë plasëse.
Ndërkohë i pyetur për përdorimin e plumbave të gomës nga ana e policisë gjatë ditës së sotme, Hita u shpreh se janë mjete që lejohen, por në mënyrë të kufizuar.
Hita tha se protestuesit kanë qëlluar me vida e zara metalikë në drejtim të efektivëve.
“Mjetet dhe pajisjet policore të lejuara, që janë përdorur, janë përdorur në mënyrë të kufizuar, pasi nga ana jonë përdoren mjete të përcaktuara, si në të gjitha vendet e BE-së. Policia përdor vetëm pajisje të certifikuara për këtë qëllim.
Në këto protesta të dhunshme, nuk mund të mendojmë që një grup i vogël përfaqëson të gjithë protestuesit, si ata të qetë, ashtu edhe ata të dhunshëm. Vida dhe zara, që qëllohen me mjete të tjera, kanë dëmtuar shumë punonjës policie. Një prej punonjësve ka pësuar dëmtime të rënda në gojë dhe në nofull, pasi ka fraktura të shumta.”