Pavarësisht dhunës brutale të Policisë dhe gazit masiv lotsjellës e boteve të ujit në drejtim të protestuesve, ‘lumë’ njerëzish vijojnë të marshojnë drejt bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’.
Qytetarët kanë vijuar të ecin përgjatë bulevardit me thirrjet: ‘Para ecim…’.
Ata po qëndrojnë në ballë të ‘luftimeve’ me efektivët, që siç shihen edhe nga pamjet e përcjella nga Syri.Net nuk janë kuersyer me dhunë brutale jo vetëm ndaj të rinjve, por edhe vajzave.
Më herët një prej tyre u godit dhe u sulmua me shkelma në bark nga një efektiv, i cili u sul të arrestonte të rinjtë.
© SYRI.net