Një tjetër i ri dërgohet te Trauma, plagoset edhe një efektiv policie (VIDEO)

17 Tetor 2026 | 18:20

Një tjetër person raportohet se është lënduar gjatë protestës që vijon ende në Tiranë, ku grumbullimi më i madh i qytetarëve mbetet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

I riu është transportuar në Spitalin e Traumës, ku pritet të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Sipas informacioneve paraprake, ai është parë i vetëdijshëm në momentin e transportimit.

Ndërkohë, raportohet se është plagosur edhe një tjetër efektiv policie. Sipas informacioneve nga terreni, punonjësi i policisë po transportohet drejt spitalit me automjet, dhe jo me ambulancë.

Situata vijon të mbetet e tensionuar, me përdorimin e gurëve dhe sendeve të ndryshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

59 të lënduar nga protesta në Tiranë! 34 efektivë, 21 protestues dhe 4 kalimtarë

59 persona janë paraqitur në spital pas lëndimeve të marra gjatë protestës së sotme në Tiranë. Sipas raportimeve, nga të lënduarit, 34 janë efektivë policie,...
22:08 | 17/10/2026

Policia rrethon të riun në Tiranë, humb ndjenjat pasi u thotë efektivëve se nuk ishte protestues (VIDEO)

Një tjetër incident është shënuar në rrugët e Tiranës, ku policët kanë rrethuar një të ri. Ai është ndier keq dhe u ka thënë efektivëve...
21:16 | 17/10/2026

Arqipeshkvi Peragine reagon për protestat: Shqipëria nuk meriton të përjetojë sërish plagët e së kaluarës

Arqipeshkvi i Shkodër-Pultit, imzot Giovanni Peragine, ka reaguar për protestat e ditëve të fundit në Shqipëri ndërsa thekson se Shqipëria nuk meriton të përjetojë sërish...
21:02 | 17/10/2026