Teksa situata vijon e bëhet më e rëndë nga ora në orë në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ mes protestuesve dhe sjelljes brutale të policisë, një tjetër incident po ndodh te spitali i Traumës në kryeqytet.
Ligjvënës të PD, përfshirë nënkryetarin Belind Këlliçi, nuk janë lejuar të futen brenda ambienteve të spitalit ushtarak për të marrë më shumë informacion rreth të plagosurve nga dhuna e policisë në protestë.
Siç shihet nga pamjet e siguruara nga Syri, shihet Këlliçi dhe deputetët e tjerë Bardh Spahia dhe Zija Ismaili të cilët nuk janë lejuar të futen te Trauma, por pas këmbënguljes së zyrtarëve të PD, ata kanë arritur të futen me forcë brenda amnbienteve të spitalit ushtarak për të vizituar protestuesit e plagosur, të cilët ndodhen në gjendje të rënë.
© SYRI.net
VIDEO - Përshkallëzohet situata/ RENEA në bulevard, efektivët qëllojnë me plumba gome drejt protestuesve
Këlliçi ngre akuza për ambulancat TIMAK të Ron Yffet: Furnizojnë policinë me bombola gazi lotsjellës
Revolta s'ndalet! Policia zbraps protestuesit poshtë urës së Lanës! Përleshja e protestuesve me policinë nuk ndalet