Kati i parë i ish-hotel “Dajtit” është përfshirë nga flakët, pasi protestuesit kanë hedhur molotovë drejt godinës.
Situata në zonë paraqitet tejet e tensionuar, ndërsa policia po avancon drejt objektit me qëllim ndërhyrjen për shuarjen e zjarrit.
Nga ana tjetër, protestuesit po hedhin gurë në drejtim të efektivëve të policisë, duke rritur tensionet dhe vështirësuar ndërhyrjen e forcave të rendit.
Përplasjet vijojnë, ndërsa mbetet për t’u parë nëse policia do të arrijë të shuajë flakët dhe të vërë situatën nën kontroll.













