Sulmohet me gurë ambulanca gjatë protestës, Kryeministria thirrje qytetarëve: Respektoni punën e emergjencës

17 Tetor 2026 | 19:10

Një ambulancë është sulmuar me gurë gjatë protestës së sotme, ku sipas pamjeve, ka pësuar thyerje të xhamave, duke rrezikuar jetën e stafit që ndodhej brenda.

Pas këtij akti, Kryeministria ka bërë thirrje për të gjithë qytetarët që të respektojnë punën e stafit mjekësor dhe të garantojnë kalimin e lirë të ambulancave.

Njoftimi i plotë:

Agjencia për Media dhe Informim u bën thirrje të gjithë qytetarëve dhe protestuesve të respektojnë punën e ekipeve të Urgjencës Mjekësore dhe të garantojnë kalimin e lirë të ambulancave!

Ambulanca, stafi mjekësor janë aty në shërbim të jetës së çdo qytetari!

Pengimi i saj nuk është protestë! Është një veprim që rrezikon jetën e njerëzve që presin ndihmë urgjente.

Asnjë rrethanë, asnjë pretendim dhe asnjë tension nuk mund të justifikojë bllokimin e ambulancave apo cënimin e personelit mjekësor.

Respektoni bluzat e bardha! Hapni rrugën për ambulancat!

Jeta e njeriut është mbi gjithçka!

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

QSUT: 21 efektivë dhe 13 protestues të paraqitur nga protesta për ndihmë mjekësore

Qendra Spitalore Universitare Tiranë ka përditësuar të dhënat mbi gjendjen shëndetësore të personave të lënduar gjatë protestës prej orës 17:00 deri tani. Sipas njoftimit, në...
19:16 | 17/10/2026

Tensionet në protestë, zjarr te Gjykata e Lartë, flakët përfshijnë edhe 2 automjete (VIDEO)

Protestuesit kanë ndezur një zjarr te Gjykata e Lartë në Tiranë, ndërsa flakët kanë përfshirë edhe 2 automjete. Flakët kanë përfshirë ambiente të katit të...
19:08 | 17/10/2026

Dita e pestë e protestës, RENEA rrethon Kryeministrinë (VIDEO)

Protesta në Tiranë vijon me tensione dhe përplasje, teksa sot ka hyrë në ditën e saj të pestë. Ndërkohë, sipas pamjeve nga terreni, në perimetrin...
18:51 | 17/10/2026