Aktualitet

Protesta del jashtë kontrollit, forcat RENEA zbarkojnë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Dita e pestë e protestës së dhunshme vijon me përplasje të ashpra mes protestuesve dhe efektivëve të policisë.

Aktualisht në bulevardin e “Dëshmorët e Kombit” kanë mbërritur edhe forcat RENEA.

Vijon…

Sipas përditësimit të fundit mbi gjendjen shëndetësore të të lënduarve, bëhet e ditur se 16 efektivë policie dhe 2 protestues janë paraqitur në Spitalin Universitar të Traumës (SUT).

Ndërkohë në QSUT janë paraqitur 1 polic dhe 2 protestues.

Në total në spital janë paraqitur gjatë ditës së sotme 21 policë dhe 13 protestues.