Gjykata e Lartë u përfshi nga zjarri këtë të shtunë, teksa sitiuata sa vjen e përshkallëzohet më tej me institucione të rëndësisë së veçantë që përfshihen nga flakët.
Gjithashtu nga zjarri është përfshirë edhe ish hotel Dajti, tashmë pjesë e Bankës së Shqipërisë.
Sakaq për shkak të zjarrit të rënë në Gjykatën e Lartë, rrezikohen mijëra dosje, si pasojë e stokut të lartë në këtë institucion gjyqësor.
Ndërkohë tre zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendgjarje për të shuar flakët, të cilët kanë rrezikuar seriozisht Gjykatën Supreme.
© SYRI.net