Përplasje mes policisë dhe deputetëve të Partisë Mundësia

17 Tetor 2026 | 19:40

Tensionet kanë vijuar pranë Kryeministrisë edhe pas shpërndarjes së turmës së protestuesve. Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, dhe deputeti Erald Kapri janë përfshirë në një debat me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hita, dhe efektivët e policisë.

Dy deputetët kanë kërkuar shpjegime nga Hita lidhur me përdorimin e forcës ndaj protestuesve dhe daljen e forcave RENEA, por efektivët nuk i kanë lejuar t’i afrohen drejtuesit të policisë dhe të kalojnë përtej kordonit.

Situata është tensionuar më tej, ndërsa gjatë përplasjes fizike, Shehaj dhe Kapri janë shtyrë nga punonjësit e policisë. Në një moment, ndaj deputetit Erald Kapri është përdorur spraj me piper djegës, duke e goditur në fytyrë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit u vënë flakën koshave të mbeturinave dhe dëmtojnë bizneset gjatë marshimit në kryeqytet (VIDEO)

Protestuesit kanë lëvizur drejt rrugës “Myslym Shyri” dhe Unazës së Vogël, ku u kanë vënë flakën koshave të mbeturinave dhe i kanë vendosur në mes...
19:43 | 17/10/2026

QSUT: 17 efektivë dhe 15 protestues të paraqitur nga protesta për ndihmë mjekësore

Qendra Spitalore Universitare Tiranë ka përditësuar të dhënat mbi gjendjen shëndetësore të personave të lënduar gjatë protestës prej orës 17:00 deri tani. Sipas njoftimit, në...
19:16 | 17/10/2026

Sulmohet me gurë ambulanca gjatë protestës, Kryeministria thirrje qytetarëve: Respektoni punën e emergjencës

Një ambulancë është sulmuar me gurë gjatë protestës së sotme, ku sipas pamjeve, ka pësuar thyerje të xhamave, duke rrezikuar jetën e stafit që ndodhej...
19:10 | 17/10/2026