Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka reaguar pas ngjarjeve të mbrëmjes, ku flakët prekën Gjykatën e Lartë, ndërsa sipas informacioneve të raportuara u dëmtua edhe hyrja e Bankës së Shqipërisë.
“Dy institucione të pavarura. Asnjëri nuk është zyrë e qeverisë. Të dy i shërbejnë vendit dhe qytetarëve”, theksoi Gogu.
Ministri dënoi aktet e dhunës, duke bërë një dallim të qartë mes protestës dhe dëmtimit të institucioneve.
“Edhe ata që protestojnë, edhe ata që janë të zemëruar me qeverinë, kanë të njëjtën të drejtë për drejtësi. Protesta është një e drejtë. Dhuna nuk është protestë”, u shpreh ai.
Gogu falënderoi zjarrfikësit, shprehu solidaritetin me gjyqtarët dhe punonjësit e Gjykatës së Lartë dhe konfirmoi gatishmërinë e Ministrisë së Drejtësisë për të ofruar mbështetje brenda kompetencave ligjore, duke respektuar pavarësinë e gjyqësorit.
“Njerëzit nuk duhet të paguajnë çmimin e dhunës. Dera e drejtësisë duhet të mbetet e hapur për të gjithë”, përfundoi ministri.
Edhe Partia Socialiste ka reaguar pas sulmit me molotovë te Godina e Gjykatës së Lartë, ku u dogjën disa zyra. PS akuzon kreun e PD-së, Sali Berisha se u parapriu akteve të dhunës me sulmet verbale ndaj gjyqtarëve që caktuan masat e sigurisë për protestuesit.

Partia Socialiste ka reaguar pas sulmit me molotovë te Godina e Gjykatës së Lartë, ku u dogjën disa zyra. PS akuzon kreun e PD-së, Sali Berisha se u parapriu akteve të dhunës me sulmet verbale ndaj gjyqtarëve që caktuan masat e sigurisë për protestuesit.
“Flakët mbi Gjykatën e Lartë i parapriu Sali Berisha, i cili sulmoi gjyqtarët që dhanë masa mbi dhunuesit e ligjit. Nuk ka kthim mbrapa për Shqipërinë”, thuhet në reagimin e socialistëve.
-
Bjere dhe 1 here pa te shikoshe,jeni njerez me sy po nuk shikoni,akoma spo e merni vesh?! Berisha ka tvte ka dhe drejtesine pas tij,as emrin nuk ja zene ne goje se i mbushin breket,i ka rritur vete ai se bashku me te bijen.
Përgjigju












Komente
Komento