“Stop plumbave mbi studentët”/ Berisha nxjerr foton e një protestuesi të lënduar në fytyrë, dyshohet me plumb gome

17/10/2026 20:09

Kreu i PD, Sali Berisha ka publikuar pamjet e një protestuesi të lënduar sipas tij me plumba gome nga ana e policisë.

Në foton e publikuar nga Berisha, i riu duket i plagosur në pjesën e biznes, teksa i është nënshtruar edhe ndërhyrjes, duke e qepur plagën.

“Vrasës mizor stop plumbave mbi studentët. Plumb në gojë Leonardit, 21 vjeç nga vrasësit e Padrinos! Dënoj me forcën më të madhe këtë krim monstruoz”, shkruan Berisha.

Top Channel