VIDEO/ Kaos pranë Xhamisë, qytetarët përballen me shkopinj gome dhe druri

Situata pranë Xhamisë “E’hem Beu” është përshkallëzuar, ku pamjet e raportuara tregojnë episode dhune ndaj qytetarëve nga efektivë policie dhe persona civilë pa shenja identifikuese. Të pajisur me dru dhe shkopinj gome, shihen duke ushtruar dhunë ndaj protestuesve, duke krijuar një atmosferë frike, paniku dhe pasigurie në zonë.

Protesta ka nisur që në orët e para të mëngjesit, ndërsa studentët dhe gjimnazistët vijojnë prej pesë ditësh mobilizimin e tyre. Pavarësisht tensioneve, ata nuk janë tërhequr nga kërkesa e tyre politike për largimin e kryeministrit Edi Rama.

Zhvillimet pranë një prej objekteve më të njohura të kultit në kryeqytet rikthejnë vëmendjen te situata e krijuar në terren dhe te nevoja për sqarimin e plotë të rrethanave të incidenteve të raportuara.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A jeni dakort me djegiet e bizneseve që po bëjnë protestuesit?