Lajmi i fundit

LIVE - Dita e 5-të e protestave studentore, Tirana në tension! Flet Sali Berisha

Policia s’kursen as besimtarët/ Po falnin namazin, dhunë e gaz lotsjellës brenda xhamisë ‘Et’hem Beu’ në kryeqytet

20:11, 17/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Çdo orë që kalon po tregon një polici tejet të dhunshme, e cila nuk kursen as institucionet fetare.

Dhjetëra efektivë kanë mësyrë në xhaminë ‘Et’hem Beu’ në kryeqytet, në kohën kur besimtarët po falnin namazin duke i dhunuar brutalisht.

Ndaj besimtarëve, efektivët hodhën gaz lotsjellës dhe spraj, duke ndërprerë namazin.

Besimtarët kërkuan nga Policia e Shtetit të vendosin një limit dhe të respektojnë institucionet fetare.

‘Duhet të ketë limit, të mos futen brenda xhamisë. Sa u thirr ezani dhe po nisnim të faleshim, kur policia erdhi brenda dhe ushtroi dhunë ndaj besimtarëve të xhamisë me shkopa gome. Hodhën edhe gaz lotsjellës e spraj ndaj besimtarëve’, u shpreh besimtari në një lidhje live me Syri-n.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco